LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Izraeli vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e kulturës

Maqedonia dhe Izraeli vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e kulturës
????????????????????????????????????

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e Izraelit, Dan Oryan, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në sferën e kulturës ndërmjet dy vendeve mike, por edhe për projektet e reja që do të zhvillohen në periudhën në vijim. Në këtë takim u veçuan lidhjet e mira kulturore që i kultivojnë Izraeli dhe Republika e Maqedonisë e që kanë rezultuar me realizimin e shumë projekteve nga të gjitha fushat e kulturës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim u theksua se në rrjedhë e sipër është procedura për harmonizimin e programit të posaçëm për bashkëpunim kulturor, me çka mund të intesifikohet komunikimi ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve.


Në kontekst të shkëmbimit cilësor të projekteve dhe artistëve, u theksua se gjatë viteve të kaluara janë zhvilluar vizita të artistëve të shquar nga Izraeli, por se edhe artistë nga Maqedonia kanë marrë pjesë në Izrael. Si një ndër aktivitetet më të rëndësishme, që është realizuar gjatë viteve të kaluara, u theksua se është hapja e Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, ndërsa u theksua se Maqedonia në mënyrë aktive participon edhe në adaptimin e Pavilionit 17A, që ndodhet në Muzeun Shtetëror në Aushvic- Birkenau, Poloni, projekt ky nën patronazhin e UNESCO-s ku, përpos Republikës së Maqedonisë, marrin pjesë edhe të gjitha shtetet e Ish-Jugosllavisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori