LAJMI I FUNDIT:

Vitin e ardhshëm komunikimi Kosovë-Shqipëri pa roaming (Video)

Vitin e ardhshëm komunikimi Kosovë-Shqipëri pa roaming  (Video)

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se ARKEP-i, është i gatshëm ta zbatojë largimin e roamingut, në mesë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gashi ka treguar se qytetarët në sezonin e ardhshëm veror mund të flasin pa roaming nëse nënshkruhet marrëveshja më 28 nëntor ndërmjet Qeverisë së Kosovë dhe asaj të Shqipërisë.


“Largimi i roamingut ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe ARKEP është i gatshëm që ta zbatojë sa më shpejtë që të jetë i mundur. Çështja e marrëveshjes ndërshtetërore i takon Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, është themeluar një grup punues dhe ne në pjesën e Kosovës e kemi kryer një pjesë të madhe dhe kjo çështje do të diskutohet takimin e ardhshëm të dy qeverive që do të mbahet me 28 nëntor në Pejë dhe shpresojmë që aty të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes finale në mënyrë që të fillohet me zbatimin i tërheqjes së roamingut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Gashi.

Gashi: Pas 15 janarit operatorët do të gjobiten për mos implementim të kodit +383 (Video)
Lexo po ashtu Gashi: Pas 15 janarit operatorët do të gjobiten për mos implementim të kodit +383 (Video)

Ai ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes së dy qeverive, qytetarët do të janë të gatshëm të flasin pa roaming në sezonin e ardhshëm veror.

“Sezoni i ardhëm të jetë i përfshirë në të gjitha proceset e operatorëve, ndërsa në aspektin teknik kjo realizohet shumë shpejtë, por kanë procese të brendshme të përcaktimit të kontratave dhe marrëdhënieve financiare, por edhe ajo mund të arrihet shumë shpejtë me një vullnet politik. Unë jam optimist që kjo do të jetë i gatshëm në sezonin veror me nënshkrimin me 28 nëntor ashtu siç parashihet”, ka theksuar kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi.

Deklaratën Gashit për Roaming, mund ta ndiqni nga minuta e shtatë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori