Amerikani që kërkoi ndarjen e Maqedonisë, nuk është zgjedhur për kongresmen në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA
Kongresmeni republikan amerikan Dana Rohrabacher, i cili në Maqedoni u bë i njohur pas deklaratës se Maqedonia është shtet jofunksional dhe se duhet të ndahet, nuk është zgjedhur për anëtarë në Dhomën Përfaqësuese në SHBA, në kandidimin e tij në Kaliforni.
Rohrabacher ka qenë anëtarë në Dhomën e Përfaqësuesve prej viteve 90-ta, ndërsa në zgjedhjet e fundit dallimi ka qenë i madh me kundërkandidatin e tij demokrat, Harley Rouda, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rejtingu i Rohrabacher i njohur si “kongresmeni i dashur i Putinit”, ka filluar të bie pasi ai vitin e kaluar votoi “pro” shfuqizimit të sigurimit shëndetësor, që u miratua nga Barack Obama.
Përndryshe, Rohrabacher gjatë vitit të kaluar deklaroi se krijimi i Maqedonisë si shtet ishte një projekt i dështuar dhe se sipas tij të gjitha rrethanat janë krijuar që pjesët e saj t’i jepen shteteve fqinje, përfshi Kosovën dhe Bullgarinë.
”Qëndrimi im është që Maqedonia nuk është një shtet. Më vjen keq por nuk është një shtet. Ata janë aq të ndarë, sa kurrë nuk do të jenë në gjendje që të shkojnë mirë së bashku. Prandaj, kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërsa pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë apo çfarëdo vendi tjetër me të cilët ata pretendojnë se kanë lidhje. Ideja është se duam ta mbajmë Maqedoninë gjallë sepse dikush, 30 vjet më parë vendosi që ky ishte konfigurimi që duhet të dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë, por kjo nuk çon në një arsyetim që kjo ide të mbahet ende” – tha Dana Rohrabacher.
Ai më pas kërkoi falje për deklaratat e tij dhe shtoi se është keqkuptuar.
“Komenti im aludoi ndoshta gabim, në shqetësimin tim ndaj sfidave në sundimin e brendshëm me të cilin Maqedonia përballet në lidhje me pakicat etnike. Unë në asnjë rast nuk kam dashur të them që dikush tjetër, përveç maqedonasve duhet ta konfirmojnë sovranitetin ose kufijtë e Maqedonisë. Nëse fjalët e mia u kuptuan në mënyrë tjetër, unë kërkoj falje”, tha Rohrabacher./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles