LAJMI I FUNDIT:

Rohrabacher: Maqedonia duhet të ndahet (Video)

Rohrabacher: Maqedonia duhet të ndahet (Video)
FILE - In this Nov. 13, 2013 file photo, Rep. Dana Rohrabacher, R-Calif. speaks during a news conference on Capitol Hill in Washington. Conservatives say they are happier, but liberals show more cheer in smiles, word choice and even emoticon use, claims a new scientific study that is already being questioned by other researchers. That’s not the feeling at the office of Rep. Dana Rohrabacher, R-Calif., where a sign above the congressman’s door reads “Fighting for Freedom and Having Fun.” (AP Photo/Lauren Victoria Burke)

Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher thotë se Maqedonia nuk është një shtet dhe se duhet të ndahet.

Në një intervistë për VizionPlus nga Tirana Rohrabacher ka thënë se krijimi i Maqedonisë si shtet ishte një projekt i dështuar dhe se tani sipas tij të gjitha rrethanat janë krijuar që pjesët e saj t’i jepen shteteve fqinje, përfshi këtu Kosovën dhe Bullgarinë.


”Qëndrimi im është që Maqedonia nuk është një shtet. Më vjen keq por nuk është një shtet. Ata janë aq të ndarë, sa kurrë nuk do të jenë në gjendje që të shkojnë mirë së bashku. Prandaj, kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërsa pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë apo çfarëdo vendi tjetër me të cilët ata pretendojnë se kanë lidhje. Ideja është se duam ta mbajmë Maqedoninë gjallë sepse dikush, 30 vjet më parë vendosi që ky ishte konfigurimi që duhet të dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë, por kjo nuk çon në një arsyetim që kjo ide të mbahet ende” – tha Dana Rohrabacher, kongresmen, njofton Alsat-M.

I pyetur nëse administrata e presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-ve Donalt Trup mbështet idetë e Rohrabacher, ky i fundit tha ai ka ndikim në politikat e jashtme amerikane dhe se në seancat e ardhshme dëgjimore të Komisionit të jashtëm do të diskutohet edhe çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkan.

”Unë kam ndikim në politikbërësit amerikanë tani. Jam kryetari i Komitetit të Jashtëm në Dhomën e Përfaqësuesve që merret me atë pjesë të botës. Ne do të kemi seanca dëgjimore në muajt në vijim. Një nga çështjet që do të diskutojmë është ndryshimi i kufijve në mënyrë që ata të kenë kuptim dhe të sjellin paqe në Ballkan – u shpreh Dana Rohrabacher, Kongresmen.”

Rohrabacher në intervistën për VizionPlus tha se SHBA-të nuk i frikohen ndikimit rus në Ballkan, pavarësisht indikacioneve që ekzistojnë. Në administratën e re të presidentit Trup, Dana Rohrabacher është kryetar i Komitetit të Jashtëm, detyra e të cilit është politikbërja amerikane jashtë SHBA-ve. Rohrabacher ka qenë edhe ndihmës i ish presidentit Ronald Regan.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori