LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Vendosja e taksës për mallrat serbe, përpjekje e lodhtë e Qeverisë Haradinaj

Kusari-Lila: Vendosja e taksës për mallrat serbe, përpjekje e lodhtë e Qeverisë Haradinaj
Foto: Arkiv

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur mashtrim të popullit nga Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës për mallrat që importohen nga Serbia  dhe Bosnja e Hercegovina.

Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  “Qeveria e vuri këtë masë në mungesë guximi për sanksion të mirëfilltë ndaj Serbisë dhe për konsum të politikës ditore”.

“Se Serbia meriton masa ndëshkuese për sjelljen e saj, tashmë është lajm i vjetër, por të paktën Qeveria e Kosovës të kishte guxim dhe vendosmëri e edhe pak shumë logjike ekonomike të bënte këtë veprim si duhet… Përpjekje e lodhët e Qeverisë Haradinaj. Kryeministër, provo diçka tjetër se kjo masë nuk do të dhez askund”, ka shkruar Kusari-Lila.


Postimi i plotë i deputetes Kusari-Lila:

“Qeveria pa Guxim dhe pa interes për Ndëshkim ndaj Serbisë – hedh hi syve të popullit

Qeveria e Republikës së Kosovës sot mori vendimin për vendosjen e masës mbrojtëse prej 10% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky vendim u tha nga Kryeministri Haradinaj se: “u morr si sanksion ndaj sjelljeve armiqësore që ka shteti serb ndaj Kosovës”. Nga ky vendim janë të përjashtuara brendet ndërkombtare që prodhohen në Serbi.

Se Serbia meriton masa ndëshkuese për sjelljen e saj, tashmë është lajm i vjetër, por të paktën Qeveria e Kosovës të kishte guxim dhe vendosmëri e edhe pak shumë logjike ekonomike të bënte këtë veprim si duhet.

Mashtrimi 1. Me vendosjen e masës 10% nga ana e Kosovës, Serbia dhe kompanitë serbe nuk do ta ndiejnë sanksionin e qeverisë së Kosovës. Shumica e kompanive serbe tashmë kanë stoqe në Kosovë, ndërsa rritjen e çmimit prej 10% kur stoqet të mbarojnë, do ta paguajë konsumatori Kosovar me rritje 10%.

Me fjalë tjera, Qeveria e Kosovës me këtë masë e ndëshkon qytetarin e Kosovës.

Mashtrimi 2. Përjashtimi i produkteve të kompanive ndërkombëtare në Serbi.

Në vitin 2011 masa ndëshkuese për Serbinë ishte mbyllja e kufirit për produktet serbe, pa marrë parasysh origjininën e kapitalit të kompanive, POR, origjinën e mallit.

Dëmi Serbisë i bëhet kur kompanitë e huaja ikin nga Serbia se nuk është vend i sigurtë për të operuar, sikur ndodhi me disa kompani të cilat si rezultat i masave të reciprocitetit të vendosura nga Kosova në 2011-ten u zhvendosën në Maqedoni .

Nëse Qeveria e ka seriozisht masën ndëshkuese për Serbinë, le ta bëj sikur e bëra unë në 2011-ten. Ta mbyll kufirin në tërësi për produktet Serbe, pa përjashtim dhe pa frikë. Serbia dhe Bosnja do të jenë ato që do të kërkojnë bisedime dhe marrëveshje nga presioni që do të ju vie atyre nga kompanitë e tyre.

Apo Qeveria e vuri këtë masë në mungesë guximi për sanksion të mirëfilltë ndaj Serbisë dhe për konsum të politikës ditore.

Mashtrimi 3. Natyrisht se nuk është në interest ë Kryeministrit Haradinaj dhe qeverisë së tij të ndëshkojë kompanitë dhe produktet serbe, duke e ditur se mbështetësit dhe njërzit më të afërt të tij, janë ose përfaqësues ose afarojnë me kompanitë serbe.

Përpjekje e lodhët e Qeverisë Haradinaj. Kryeministër, provo diçka tjetër se kjo masë nuk do të dhez askund”, (sic), ka shkruar Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori