Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se Serbia kërkon veprim të menjëhershëm dhe të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën shtesë për 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
“Përgjegjësia për këtë dhunë ekonomike dhe ligjore është te komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Gjuriq në një konferencë për shtyp në Qeverinë e Serbisë, raporton “Beta”.
Gjuriq ka thënë se “me këtë vendim Prishtina ka pamundësuar vazhdimin e dialogut në Bruksel derisa ta tërheqin vendimin e paligjshëm dhe të dëmshëm, i cili është i motivuar politikisht dhe në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet”, përcjell Telegrafi.
“Luftërat tregtare, të cilat po i nis Prishtina banojnë vetëm në kokat e sëmura, të cilët mendojnë se mund të bëjnë diçka, dhe dëmtojnë popullin serb dhe shqiptar. Askush nuk mund ta ndalojë asnjë qarkullimit të mallrave, as rrjedhjen e kapitalit”, ka thënë Gjuriq, duke shtuar se duhet ndaluar dhunën ligjore dhe ekonomike, dhe se është e nevojshme që Kosova ta tërheq vendimin.
Gjuriq ka thënë se Serbia do të mbrojë interesat e serbëve, duke thënë se lufta tregtare midis Kosovës dhe Serbisë është konflikt të drejtpërdrejtë me normalitetin.
Ai ka thënë se gjatë ditës së gjithë për tërë këtë ka diskutuar me presidentin dhe kryeministren e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ana Brnabiq, si dhe me ministrin e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiq.
Sipas Gjuriq, vendimi i qeverisë së Kosovës “është një tregues i nervozizmit të madh të dikujt në Prishtinë, për shkak se po iu shkrihet projekti shtetëror”.
“Qeveria serbe po merr të gjitha masat në CEFTA dhe Komisioni Evropian, për t’i informuar në lidhje me veprimin e Prishtinës”, ka thënë Gjuriq, duke shtuar se për këtë hap të Qeverisë së Kosovës nuk ishin të informuar përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për vendosjen e taksës shtesë prej 10 për qind në mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka theksuar se pikërisht sot ka filluar aplikimi i një qasje proporcionale ndaj Serbisë, dhe nëse është nevoja edhe përshkallëzuese, përmes së cilës Serbia do ta kuptojë që për cilëndo sjellje të saj negative, dëmtuese dhe cenuese ndaj Kosovës, do të ketë një çmim të cilin do ta paguaj fillimisht ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje