Norma e papunësisë në vendet e Bashkimit Evropian gjatë muajit shtator 2018 ishte 6.7 për qind, krahasuar me muajin gusht 2018 që ishte 7.5 për qind. Ndërsa, papunësia në Eurozonë në muajin shtator 2018 ishte 8.1 për qind, krahasuar me 8.9 për qind që ishte në muajin gusht 2018.
Eurostat vlerëson se 16.57 milionë burra dhe gra në vendet e BE-së, prej të cilëve 13.15 milionë në Eurozonë, ishin të papunë në muajin shtator 2018. Krahasuar me gushtin 2018, numri i personave të papunë u zvogëlua me 35 mijë në BE dhe u rrit me 2 mijë në Eurozonë. Krahasuar me muajin shtator 2017, papunësia ra me 1.79 milionë në vendet e BE-së dhe me 1.31 milionë në Eurozonë, përcjell Telegrafi.
Në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, normat më të ulëta të papunësisë në muajin shtator 2018 janë regjistruar në Çeki me 2.3 për qind, Gjermani dhe Poloni me 3.4 për qind, ndërsa normat më të larta të papunësisë janë vërejtur në Greqi me 19 për qind dhe Spanjë me 14.9 për qind.
Krahasuar me një vit më parë, shkalla e papunësisë ra në 27 shtete anëtare dhe mbeti e qëndrueshme në Estoni. Zvogëlimi më i madh u regjistrua në Qipro nga 10.2 për qind në 7.4 për qind, Kroaci nga 10.5 për qind në 8.2 për qind, Greqi nga 20.9 për qind në 19.0 për qind, Portugalia nga 8.5 për qind në 6.6 për qind dhe Spanja nga 16.7 për qind në 14.9 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak