Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Shukri Buja dhe nëntë të akuzuarve të tjetër. Sipas gjykatës, Buja është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri viteve.
Ndërsa, i akuzuari N.Z është shpallur fajtor për veprën penale të kryer në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite e 6 gjashtë muaj.
“I akuzuari H.G është shpallur fajtor për veprën penale në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej 3,500 euro.
I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë dhe atë në shumën prej 3,500 euro.
I akuzuari H.V është shpallur fajtor për veprën penale Marrja e Ryshfetit dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 muaj.
I akuzuari B.R është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej 3,500 euro.
E akuzuara M.S për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, i akuzuari F.R për veprën penale Punimet ndërtimore të kundërligjshme dhe të akuzuarit D.A dhe B.K për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar janë liruar nga akuza për shkak se Gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprat penale për kryerjen e të cilave janë akuzuar.
Gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për të akuzuarin SH.B për tri pika të aktakuzës sa i përket veprës penale të kryer në vazhdimësi, si dhe në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, për një pikë të aktakuzës sa i përket veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe për veprën penale Ushtrim ndikimi, për të akuzuarin N.Z për një pikë të aktakuzës sa i përket veprës penale të kryer në vazhdimësi si dhe në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, për të akuzuarin F.R sa i përket veprës penale Dhënie ryshfeti, për shkak se ka ardhur deri te parashkrimi relativ dhe absolut i ndjekjes penale”, thuhet në komunikatë.
Gjykata thotë se palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!