Studentët e UBT-së pas përfundimit të studimeve po akomodohen nëpër institucionet e ndryshme, duke u arritur të marrin vende të punës të mira. Këtë më së miri e tregon edhe punësimi i dy studentëve të këtij universiteti, Diellza Berisha dhe Rilind Beqaj në institucione të ndryshme.
Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, është fakulteti që udhëheq në vend e rajon tash e 17 vite me specializimet që i ofron nga fusha e sistemeve softuerike, ueb programimi, databaza, rrjeta dhe telekomunikacion, etj.
Në këtë fakultet shumë studentë bënë zgjedhjen ideale për të vazhduar studimet universitare, ku veç tjerash, arritën që të integrohen lehtësisht në tregun e punës e disa u punësuan në institucionin në të cilën përfunduan nivelin bachelor ose master të studimeve.
Një nga ta është edhe studentja e SHKI-së, Diellza Berisha, e cila tash e disa vite është e punësuar në UBT.
Në fillim u angazhua si tutore, pastaj asistente në disa lëndë, teksa sot ajo mban pozitën e koordinatores së Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri.
Duke folur për studimet në UBT, ish-studentja Berisha tha se institucioni u ofron studentëve mundësi të shumta dhe mbi gjitha i përgatit për tregun vendor e ndërkombëtar të punës.
“Zgjedhja për të studiuar në UBT në nivelin bachelor dhe master është zgjedhja më e mirë. Duke pasur parasysh që synimet e mia i realizova falë UBT-së, i rekomandojë që të rinjtë e Kosovës dhe jo vetëm, të vazhdojnë studimet në UBT, pasi që institucioni të ngrit profesionalisht në karrierë”, theksoi ajo.
Ditë më parë, ajo ka diplomuar në nivelin master dhe shprehet të jetë e kënaqur që tashmë ka një diplomë të UBT-së, diplomë e cila njihet ndërkombëtarisht.
“UBT ishte pjesë e ëndrrës dhe dëshirës sime të kamotshme për dituri dhe avancim profesional. Institucioni falë stafit akademik e profesional dhe bashkërisht edhe me rektorin prof.dr Edmond Hajrizi, u ofron studentëve cilësi në studime, teksa përveç punës praktike atyre u ofrohet edhe mundësia e punësimit ende pa i përfunduar studimet”, tha ajo.
UBT ofron programin e Shkencave Kompjuterike në nivelin master me specializime unike për gjithë studentët që tashmë kanë diplomuar apo edhe kanë filluar karrierën e tyre në profesionin përkatës.
Për regjistrim dhe informata shtesë për nivelin master në UBT, vizitoni ueb faqen zyrtare të UBT-së: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/programet-master/
Ndërsa, Rilind Beqaj ka vijuar suksesshëm studimet e nivelit bachelor në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, e më vonë edhe studimet master në Fakultetin Politika Publike dhe Menaxhmet në UBT.
Tash e një vit ai është bërë pjesë e kompanisë së Ujësjellësit Regjional “Prishtina” dhe punon në departamentin e kontabilitetit dhe financave.
Veç studimeve, studenti Beqaj vijoi edhe shumë trajnime profesionale në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, në UBT, teksa aktualisht po vijon mësimet në vitin e dytë edhe në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës “SCAAK”.
Duke treguar mbi rëndësinë e përfundimit të studimeve, studenti Beqaj ka theksuar se UBT është dëshmuar më së miri përmes suksesit të studentëve të vet, të cilët gjeneratë pas gjenerate po punësohen nëpër kompani publike dhe private.
“UBT për dallim nga institucionet tjera, gjithnjë ka nivel të lartë të cilësisë akademike, përvoja gjithëpërfshirëse ndërkombëtare dhe ka ndërlidhje e mirë të pjesës akademike me praktikat nga industria. Studimet në UBT janë të krahasueshme me studimet e nivelit ndërkombëtar”, vlerësoi Beqaj.
Tutje, studenti Beqaj tha se UBT është institucioni të cilit ia ka besuar karrierën dhe të ardhmen e tij. Po ashtu, ai theksoi se institucioni e ka ndihmuar të bëhet profesionist në këtë profesion.
“UBT ka staf të kualifikuar që vijnë nga vendi dhe bota dhe kjo ka qenë bazë e mirë që të përfitoj dije profesionale dhe praktika evropiane”, tha ai.
Programi Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, si dhe Politike Publike, në nivelin master, ofrohen nga profesorë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë dhe janë mundësia më e mirë për t’u bërë pjesë e tregut të punës.
Për regjistrim dhe informata shtesë për nivelin master në UBT, vizitoni ueb faqen zyrtare të UBT-së: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/programet-master/. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë