LAJMI I FUNDIT:

Fshati Shkabaj mbetet pa ujë të pijshëm

Fshati Shkabaj mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e fshatit Shkabaj, të Prishtinës se duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme sërish mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është rrëshqitja e dheut mbi gypin e ujësjellësit nga një investitor i cili është duke u marrë me ndërtime të larta të banesave. Në këtë rast, investitori në fjalë duhet të jetë i obliguar nga Komuna e Prishtinës që të bëjë sanimin e defektit dhe të jetë në shërbim të qytetarëve në mënyrë që sa më shpejtë t,u rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm”, njofton ujësjellësi.

Pavarësisht dëmtimeve të tilla, ujësjellësi u ka bërë disa herë thirrje publike investitorëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë realizimit të projekteve të tyre ndërtimore, ekipet e ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe të përgatitur mirë që të ndihmojnë në sanimin e defektit në fjalë.


Shembja e dheut mbi gypin e ujësjellësit është në rrugën “Gjergj Balsha” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Kalo në kategori