LAJMI I FUNDIT:

Beogradi vazhdon me presion ndaj serbëve që mos t’i bashkohen FSK-së

Beogradi vazhdon me presion ndaj serbëve që mos t’i bashkohen FSK-së

Transformimi i FSK-së në ushtri po vazhdon të mbetet temë kryesore e skenës politike në Serbi.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një intervistë për “Alo”, ka thënë se tentativat për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës sipas tij janë shkelje e marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

“Përgjegjësi kryesor për ruajtjen e sigurisë në Kosovë është KFOR-i. Është një arsye se pse Prishtina po dëshiron ta formojë ushtrinë  dhe ajo është shkelja e ligjeve dhe dëshirës për raporte normale”, ka thënë Gjuriq.


Madje Gjuriq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që mos t’i bashkohen kësaj force.

“Serbët nuk duhet të marrin pjesë në një projekt të tillë, sepse do të bëheshin armë në duart e armiqve tanë”, ka thënë ai.

Gjuriq foli edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër, për të cilën tha se çdo veprim i njëanshëm i Prishtinës mund të ndikojë në situatën e sigurisë në atë pjesë.

Ai në këtë intervistë vazhdoi me akuzat e tij ndaj udhëheqësve kosovarë, duke aluduar në mos respektimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Kujtojmë, se si pasojë e presionit nga Beogradi, FSK-në tashmë e kanë lëshuar dhjetëra pjesëtarë të komunitetit serb.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori