LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare – Barcelona synon fitoren e radhës në udhëtim te Vallecano

Formacionet zyrtare – Barcelona synon fitoren e radhës në udhëtim te Vallecano

Rayo Vallecano dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Gjiganti katalunas është mysafir i Vallecanos në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit spanjoll, e cila pritet të fillojë nga ora 20:45.


Skuadra e Ernesto Valverdes ka dy fitore radhazi dhe synon ta arrijë edhe të tretën pikërisht në këtë udhëtim ndaj Vallecanos.

Në anën tjetër, vendasit janë në një formë të tmerrshme dhe në vendin e parafundit, kështu që do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Vallecano: Garcia; Advincula, Amat, Galvez, Moreno; Imbula, Santi, Trejo, Embarba, Alvaro; R.D.T

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Arthur, Busquets, Rakitic; Rafinha, Suarez, Coutinho; 

/Telegrafi/