LAJMI I FUNDIT:

Bayerni dhe Rummenigge hedhin poshtë pohimet se ata po jetësojnë idenë e “Superligës”

Bayerni dhe Rummenigge hedhin poshtë pohimet se ata po jetësojnë idenë e “Superligës”

Bayern Munichu dhe presidenti i klubit, Karl – Heinz Rummenigge, kanë mohuar raportimet se klubi bavarez po udhëheq idenë e krijimit të një “Superlige” për klubet më të mëdha evropiane.

Der Spiegel duke u bazuar në dokumente sekrete ka raportuar se në bazë të informacioneve të marra nga Football Leaks, ka arritur që të mësojë se klubet më të mëdha evropiane duan ta krijojnë një garë të re që do të quhej Superliga.

Sipas këtij raportimi, Bayern Munichu dhe Rummenigge ishin faktorë kyç për të formuluar konceptin e garës së re, duke përfshirë Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Chelsean, Arsenalin, Liverpoolin, Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin.


Një lëvizje e tillë do të godiste impaktin e Ligës së Kampionëve, garë që organizohet nga UEFA dhe kampionatet tjera vendore.

Po ashtu pohohet se Rummenigge shfrytëzoi pozitën e tij si president i Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) për të siguruar reformimin në fjalë me UEFA-n që garantoi së fundmi benefite më të mëdha financiare.

Por, Bayerni dhe Rummenigge fuqishëm kanë mohuar se janë pjesë e planeve të tilla.

“Absolutisht dhe qartësisht e mohoj këtë. Vota në favor të një reformimi ishte unanime mes UEFA-s dhe ECA-s”.

“Bayern Munichu mbetet anëtare e Bundesligas derisa unë të jem president i bordit të FC Bayernit, ashtu sikurse në garat tjera të klubeve që organizohen bashkë nga UEFA dhe ECA”, ka thënë Rummenigge në një deklaratë individuale.

Një tjetër komunikatë e Bayern Munichut po ashtu hedh poshtë këto raportime.

“Në edicionin aktual të 45-të të publikuar më 3 nëntor 2018, revista Der Spiegel pohon se Karl-Heinz Rummenigge si president i ECA-s ka tradhtuar klubet anëtare mesatare dhe të vogla”.

“As ai dhe as Bayern Munichu nuk kanë vepruar kështu në ECA”.

“FC Bayerni po ashtu nuk është në dijeni të planeve të së fundmi të ashtuquajturës Superliga, e as që ka marrë pjesë në negociata në lidhje me plane të tilla. Bayerni po ashtu nukëhtë në dijeni pse është listuar në një dokument që citohet në këtë kontekst nga Der Spiegel”, shkruan në komunikatën e klubit bavarez.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Kimmich pyetet nëse do t'i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij

Bundesliga
Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

Kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Christensen merr vendimin për të ardhmen

La Liga
Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës

Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

La Liga
Amorim ka tre emra të mëdhenj në listë, Manchester United synon t'i transferojë ata për sezonin e ri

Amorim ka tre emra të mëdhenj në listë, Manchester United synon t'i transferojë ata për sezonin e ri

Premier League
Kalo në kategori