LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Afrimi dhe Fahriu ishin dhe mbeten shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit

Limaj: Afrimi dhe Fahriu ishin dhe mbeten shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në 29 vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ka theksuar se “kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e dy prej organizatorëve kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës për çlirim”.

Limaj ka thënë se Afrimi dhe Fahriu ishin dhe mbeten shembulli më i mirë se si i dilet Zot vendit deri në sakrificë.

“Në 29-vjetorin e rënies kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e dy prej organizatorëve kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës për çlirim, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Më 2 nëntor 1989, pas një demonstrate, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu u rrethuan nga forcat serbe në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë dhe pas një rezistence heroike dhjetorëshe, ranë dëshmorë. Afrimi dhe Fahriu ishin dhe mbeten shembulli më i mirë se si i dilet Zot vendit deri në sakrificë, duke u bërë burim frymëzimi për luftëtaret e lirisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit. Lavdi!”, ka shkruar Limaj në Facebook, përcjell Telegrafi.


Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori