LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Me tranzicionin e FSK-së në Ushtri do të thellohet partneriteti me aleatët

Haradinaj: Me tranzicionin e FSK-së në Ushtri do të thellohet partneriteti me aleatët

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në punimet e seancës së parë të Konferencës “FSK dhe Partnerët”, e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka theksuar se FSK edhe pse po kalon në një kapitull të ri, partneriteti me aleatët vetëm se do të thellohet.

Haradinaj po ashtu tha se tranzicioni i FSK-së, si proces legjitim, është në përputhje me interesin e komuniteteve jo shumicë për më shumë siguri.

“Në Konferencën VIII ‘FSK dhe Partnerët’, theksova se edhe pse po kalojmë në një kapitull të ri, partneriteti me aleatët tanë do të thellohet. Tranzicioni i FSK-së, si proces legjitim është në përputhje me interesin e komuniteteve jo shumicë për më shumë siguri, garanton shumë-etnicitet e profesionalizëm, partneritet të qëndrueshëm me KFOR-in dhe NATO-n, dhe gatishmërinë e plotë për të marr pjesë në ruajtjen e paqes dhe lirisë çdo kund në botë. Kosova, si anëtar aktiv i koalicionit global kundër terrorizmit, në rrugë të anëtarësimit në Interpol dhe me synimin për t’u bërë anëtar i NATO-s, do të jetë partner kredibil përkrah aleatëve strategjikë të saj, në ofrimin e sigurisë rajonale dhe globale”, ka thënë Haradinaj.


Ndryshe, në këtë ceremoni kanë marr pjesë edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it  gjeneral major, Salvatori Cuoci, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli etj./Telegrafi/