LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeverisja e Zaevit na rikujton 90-tat e errëta

OBRM-PDUKM: Qeverisja e Zaevit na rikujton 90-tat e errëta

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “Maqedonia është i vetmi shtet në Evropë që udhëhiqet nga politikan i amnistuar për krim serioz. I vetmi shtet ku në qeverisje është karteli kriminal që punon për interesat partiake dhe biznesore të klani të Zaevit”.

“Qeveria kriminale secilën ditë i fut në borxh qytetarët. Huamarrja e fundit ishte në vlerë prej 58 milionë eurove, ndërsa me këtë tempo e ashtuquajtura skenari grek dhe bankrotimi është i pashmangshëm”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, Maqedonia nuk ka projekte, papunësia te të rinjtë është më shumë se 50% dhe për shkak se investimet kapitale janë 24.4%, sipas OBRM-PDUKM-së nuk ka ndërtim të 600 kilometrave autostradë.


“Qeverisja e Zaevt rikujton në 90-tat e errëta. Nuk ka pensione më të larta, publiku është dëshmitar që kompanitë bankrotojnë, ndërsa mospasja e shpresës se do të ketë drejtësi është më e madhe”, thonë nga kjo parti duke shtuar se Zaevi nuk e respektoi vullnetin e popullit që e tha në referendum për ndryshimin e emrit por se dënimin do ta fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori