LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset një person

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot rreth orës 18:35 në fshatin Dujakë të Gjakovës, ku një person ka mbetur i plagosur.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Me datë 31.10.2018 në ora 18:35 policia në Gjakovë ka marr informacion për një rast të shtëna me armë zjarri në fshatin Dujakë. Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, aty janë njoftuar se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të fqinjëve një person kishte mbetur i plagosur me armë zjarri dhe i njëjti ishte dërguar në Emergjencen e spitalit rajonal ,, Isa Grezda” në Gjakovë”, ka thënë Podrimaj.


Ajo ka shtuar se policia ka shkuar edhe në Emergjencë ku sipas mjekut kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Personi i dyshuar për momentin gjendet në arrati, policia ka arritur të konfiskoj një armë e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës, po ashtu dy persona janë shoqëruar për intervistim në stacion policor”, ka thënë Podrimaj.

Podrimaj shtoi se patrullat policore janë vënë në kërkim të personit të dyshuar. /Telegrafi/