LAJMI I FUNDIT:

PDK propozon gjashtë pika shtesë për Rezolutën e paraqitur nga LDK-ja

PDK propozon gjashtë pika shtesë për Rezolutën e paraqitur nga LDK-ja

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet lidhur me “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ ka propozuar gjashtë pika shtesë për Rezolutën e paraqitur nga LDK-ja.

Krasniqi tha se të gjithë ata që sot spekulojnë për ndarje të Kosovës, për shkëmbime të territoreve me Serbinë, pa asnjë bazë dhe pa asnjë fakt, janë duke shkaktuar qëllimshëm huti në mesin e qytetarëve të vendit tonë.

Sipas tij, partitë opozitare kanë refuzuar deri tash që të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë.


Këto janë pikat e propozuara nga PDK-ja:

  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës i jep mbështetje vazhdimit të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si mënyra më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare obligative ndërmjet të dy shteteve, që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë shtetërore të të dy palëve dhe me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në OKB, si dhe me përshpejtimin e integrimit të Republikës së Kosovë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës do të angazhohet për arritjen e konsensusit të brendshëm politik për Dialogun Kosovë – Serbi, duke përfshirë Platformën e përbashkët për Dialogun, që do të përmbajë parimet themeltare dhe pozicionet shtetërore të Republikës së Kosovës për të gjitha çështjet që ndërlidhen me këtë proces.
  2. Kuvendi i Republikës së Kosovës themelon një Komision të veçantë, me përgjegjësi për ta monitoruar nga afër procesin e Dialogut dhe punën e delegacionit të Republikës së Kosovës. Ky Komision do të përbëhet nga Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe do të udhëhiqet nga një përfaqësues i opozitës.
  3. Delegacioni i emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, i plotësuar edhe me përfaqëuses të partive opozitare, që do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Dialog,do t’i raportojë rregullisht Komisionit të veçantë për monitorimin e Dialogut mbi ecurinë e këtij procesi dhe zhvillimet e tij.
  4. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka rol qëndror dhe vendimtar në Dialogun Kosovë – Serbi. Marrëveshja eventuale që mund të arrihet nga faza përfundimtare e Dialogut Kosovë – Serbi mund të jetë e vlefshme vetëm pas ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve ose nëse merr mbështetjen e shumicës së qytetarëve përmes referendumit.
  5. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacënueshme dhe vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës ka autoritet dhe kompetencë për të vendosur për këto çështje”. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Lajme
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë

Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Haziri akuzon Kurtin për sofizëm dhe mashtrime: Besimtarët e tij do të shokohen

Haziri akuzon Kurtin për sofizëm dhe mashtrime: Besimtarët e tij do të shokohen

Lajme
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Arrestohet i dyshuari në Leposaviq – e incizoi të dashurën derisa ishte në gjumë dhe videot i publikoi në rrjetet sociale

Arrestohet i dyshuari në Leposaviq – e incizoi të dashurën derisa ishte në gjumë dhe videot i publikoi në rrjetet sociale

Kronika e Zezë
Kalo në kategori