Marc Chagall me “Gravitetin Magjik” ka tërhequr në qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), vëmendjen e shumë vizitorëve që prekin nga afër magjinë e veprave të këtij autori të njohur ndërkombëtarisht, të cilat vijnë për herë të parë në Shqipëri.
Studentë të Universitetit të Arteve, të Liceut Artistik dhe shkollave të ndryshme, panë nga afër veprat e autorit të famshëm dhe u njohën me punën dhe jetën e tij.
”Graviteti Magjik” sjell në COD më shumë se 180 gravura dhe grafika për herë të parë në Shqipëri me një përzgjedhje grafike nga tre ciklet e tij më të njohura ilustrative për libra: “Shpirtra të Vdekur’ të Gogolit, ‘Stuhia’ të Shekspirit dhe ‘Fabulat’ e La Fontenit.
Marc Chagall ishte një eksperimentues gjenial dhe eklektik. Në më shumë se shtatëdhjetë vjet aktivitet si artist, mjeshtri e shprehu veten përmes çdo mediumi në dispozicion të tij: nga piktura, grafika, qeramika dhe vizatimi, deri tek vetrazhi (pikturë në xham), mozaiku, endja në tezgjah, skulptura monumentale dhe skenografia. Ai krijoi një univers në të cilin figurat njerëzore, kafshët dhe skena të marra nga traditat hebraike jetojnë krah për krah me referenca biblike dhe fetare.
Është e vërtetë se Chagall e shprehu botën e tij të brendshme përmes pikturës dhe ngjyrës, por është gjithashtu e vërtetë se grafika ishte shumë afër zemrës së mjeshtrit ruso-francez. Pllakat e tij të gravurës ngjajnë si pyje shenjash, mbushur plot me gdhendjet tronditëse të artistit dhe të ngjashme me punën e Rembrandtit dhe Gojas.
Gravurat e tij (në këtë ekspozitë cilësisht litografi dhe akuaforte) të mahnisin, duke demonstruar aftësinë e tij gjeniale për të balancuar vlera të ndryshme tonale; ato shfaqin aftësitë e tij të jashtëzakonshme në raportet mes të bardhës dhe të zezës, si dhe na zbulojnë dorën e tij unike, kaq delikate dhe të dallueshme në ‘gjestet’ dhe ‘prekjet’ e veçanta dhe intime.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datën 12 janar 2019. /ata/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLidhja islamike, që u shndërrua në Lidhjen shqiptare
Donika Kastrioti, princesha e Arbërit
DËSHIRA E VËRTETË E SHQIPTARËVE
Jeta në komunizmin shqiptar
Lufta e Kosovës: Luftë parimesh dhe personalitetesh
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron