LAJMI I FUNDIT:

Analistët skeptikë se rezoluta e LDK-së do të gjejë mbështetje në Kuvend (Video)

Analistët skeptikë se rezoluta e LDK-së do të gjejë mbështetje në Kuvend (Video)

Nesër (mërkurë) është caktuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvenit, me kërkesën e 42 deputetëve, për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e idesë së shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Njohësit e çështjeve politike në vend, po e shohin si vështirë të arritshëm unitetin për të miratuar një rezolutë për dialogun.

Të mërkurën pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, e thirrur nga LDK-ja, ku do të debatohet për përfshirjen e korrigjimit apo shkëmbimit të territoreve, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.


Mirëpo për njohësin e çështjeve politike, Ramush Tahirin, një rezolutë e tillë nuk pritet ta ketë mbështetjen e deputetëve.

“Unë nuk besoj se kjo seancë do të përfundojë me sukses dhe do të ketë miratim të rezolutës, sepse ka mospajtime rreth tekstit të rezolutës. Gjithashtu partitë e pozitës dëshirojnë ta shprehin vullnetin e vet që janë për unitet, por nuk dëshirojnë të miratojnë rezoluta që i bën opozita. Kjo nuk ka ndodhë as më herët e nuk ndodh as tash”, deklaroi analisti Ramush Tahiri për RTV Dukagjinin.

Ai shprehet se rezoluta përcakton vija të kuqe për territorin, në dialogun me Serbinë e sipas tij orientimi i bashkësisë ndërkombëtare është të mos hyhet me vija të kuqe. Prandaj ai nuk shpreson se mund të ketë harmonizim të rezolutës mes pozitës dhe opozitës.

“Nuk ka harmonizim, zakonisht edhe në tekste më të dobëta se kjo e rezolutës, nuk kanë pasur harmonizim, e aq më parë me një tekst që t’i kufizohet mandati presidentit të vendit, i cili edhe me kushtetutë e përfaqëson Kosovën brenda dhe jashtë”, tha Tahiri.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, shprehet se ka tendenca që teksti i rezolutës të mund të unifikohet.

“Grupi parlamentar i LDK duhet të propozojë një tekst rezolutë që do të mund të modifikohet me amendamente nga grupe tjera parlamentare, ose që grupet tjera parlamentare të mund të paraqesin një tekst tjetër dhe pastaj cilido që i merr votat e nevojshme të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Artan Murati nga KDI.

Murati shtoi se është e nevojshme që subjektet parlamentare të takohen para se të fillojë seanca dhe të shohin pozicionet e tyre për të unifikuar një tekst, i cili do të mund të kalonte.

Nga ana tjetër LDK, nuk kishte marrë pjesë në seancat e fundit të Kuvendit duke kërkuar që të mbahet seanca e jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori