Përfaqësuesit e partive politike në pushtet thonë se Kosova duhet të jetë unike gjatë dialogut Kosovë-Serbi në mënyrë që të ruhet sovraniteti dhe integriteti.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se me spektrin politik janë në rrugë të mirë për të arritur një konsensus, i cili siç tha ai, është interes i qytetarëve që të ruhet shteti dhe partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare.
“Duhet të evitojmë interesat tona elektorale për momentin. Të orientohemi te ballafaqimi i një sfide që nuk është e lehtë – ajo është Serbia. Në të njëjtën kohë, qytetarët e Kosovës duhet të jetë sigurt në partitë politike, në institucionet e Republikës së Kosovës për mbrojtjen e sovraniteti, kushtetutshmërisë, integriteti edhe në të njëjtën kohë për moslejimin e krijimit të pushteteve paralele, të cilat do të mund të dëmtonin Kosovën aktualisht, po në të njëjtën kohë do të mund ta ndanin nesër. Kjo është e papranueshme”, tha Veseli.
Veseli ftoi partitë opozitare, që siç tha ai, “të lënë egot dhe inatet dhe të kalojmë në pjesën e ballafaqimit me Serbinë”, pastaj, tha ai, ka kohë për të ‘luftuar’ për pushtet.
Pas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, Kryesia e Kuvendi ka vendosur që seancën ta mbajë më 31 tetor, ku pret të miratohet rezoluta, e cila do të kërkojë që çështja e kufijve të Kosovës të mos diskutohet në dialogun me Serbinë në Bruksel.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, se interes i vendit është mbrojtja e territorit dhe sovraniteti dhe për këtë duhet të punojnë të gjithë.
“Kjo nismë duhet ta ketë përfundimin e merituar, ashtu siç është kërkesë edhe e shumicës së qytetarëve të Kosovës, qoftë si shqetësim apo qoftë si diçka që është shumë parimore. Mbi të gjitha është ligjore e kushtetues mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës dhe moslejimi që të kemi negociata për asnjë çështje e cila i prek elementet kushtetuese të shtetit tonë”, tha Zemaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk pranon ndonjë marrëveshje me Serbinë që çon drejt ndryshimit të kufijve.
Sipas tij, në drejtim të dialogut mes Serbinë, të gjitha institucionet, Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca duhet t’i kryejnë detyra e veta në mënyrë që Kosova të mos mbetet vonë.
“Mendoj se jemi duke u vonuar. Mendoj se edhe LDK që është inicuese e kësaj seance dhe kushdo, jemi duke u vonuar. Vazhdojmë të flasim për atë se çka nuk bën, po nuk jemi duke nxjerr një opsion edhe realisht po e dobësojmë veten në planin e jashtëm. Është një qasje e vonë, në kohën kur proceset po ikin”, ka deklaruar Haradinaj në një konferencë për media.
Politologu Ramush Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë, se Kosova është e detyruar të bëjë një dialog politik me Serbinë të cilin ende nuk e ka të qartë pse është i nevojshëm dhe, siç tha ai, gjithashtu Kosova nuk e di se çka duhet të ofrojë dhe çka duhet të bëjë.
“Kosova duhet të bëjë një debat të brendshëm. Por, Kosova duke respektuar veten si shtet sovran dhe të pavarur, duhet të ofrojë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Nuk mundet garnitura udhëheqëse të ofrojë asgjë më tepër sesa është e paraparë me Kushtetutë dhe ligje të Kosovës dhe asgjë më shumë sesa që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Çdo gjë tjetër që po nxirret në opinion edhe që ka të bëjë me korrigjim të kufirit, që ka të bëjë me çështje tjera të autonomisë, bashkësinë e komunave dhe çështje tjera që hapen, për mendimin tim e turbullojnë më shumë gjendjen sesa e sqarojnë më shumë gjendjen”, tha Tahiri.
Ai tha se Kosova duhet të sillet si shtet normal edhe karshi Serbisë edhe karshi bashkësisë ndërkombëtare, dhe sipas tij, gjatë bisedave duhet të shihet si të bëhet kompromisi për marrëveshje për normalizimin e përgjithshëm të raporteve Kosovë-Serbi.
Përderisa subjektet politike në pushtet dhe opozitë nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në dialog dhe platformën për bisedime, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje partive politike parlamentare për unitet në Kuvendin e Kosovës, sidomos në lidhje me platformën për bisedimet me Serbinë./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova