LAJMI I FUNDIT:

Zvogëlohet prodhimi i ujit nga fabrika e Badovcit

Zvogëlohet prodhimi i ujit nga fabrika e Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e zonave që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badovcit, Hajvalia, Kishnica, Gracanica, Aktashi, zona Qendër e Bregut të Diellit dhe një pjesë e lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë se duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme mund ta ndjejnë mungesën e ujit të pijshëm.

Prodhimi i ujit nga fabrika e Badovcit është zvogëluar nga 350 litër për sekond në 200 litër për sekond.


Arsyeja e zvogëlimit të prodhimit të ujit janë disa probleme teknike në stacionin e pompave në fabrikën e Badovcit.

Me zgjidhjen e këtij problemi teknik, janë duke u marë intenzivisht pjesa teknike në kuadër të drejtorisë teknike të KRU “Prishtina”. /Telegrafi/