LAJMI I FUNDIT:

Milan – Sampdoria, formacionet zyrtare

Milan – Sampdoria, formacionet zyrtare

Milani dhe Sampdoria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në kampionatin italian, e cila zhvillohet nga ora 18:00 në San Siro.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso vjen nga humbja në derbi ndaj Interit dhe pret t’i kthehet sa më shpejt fitores në Serie A.


Në anën tjetër, Sampdoria është në formë të mirë me dy fitore e dy barazime në katër ndeshjet e fundit dhe shpreson në rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Milan: Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Suso, Biglia, Kessie, Laxalt; Higuain, Cutrone; 

SampdoriaAudero; Bereszynski, Tonelli, Andersen, Murru; Praet, Ekdal, Linetty; Saponara; Quagliarella, Defrel.

/Telegrafi/