Ministri në detyrë Fatmir Xhafaj nuk ka munguar as këtë të dielë në zyrën e tij, ndonëse një ditë më parë dha dorëheqjen. Rreth mesditës, ai ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme, ndërsa të shtunën qëndroi në zyrë deri në mbrëmje, për më shumë se 9 orë.
Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Fatmir Xhafaj do të vazhdojë të qëndrojë edhe për disa ditë në detyrë. Të paktën deri ditën e enjte, kur është parashikuar që në Parlament të votohet dekreti i shkarkimit.
Kreu i shtetit e firmosi shkarkimin e Xhafajt vetëm pak orë pasi kryeministri Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por Meta nuk është shprehur ende për propozimin e shefit të qeverisë, këshilltarit të tij Sandër Lleshi, për të marrë drejtimin e dikasterit të Rendit, më i sulmuari në kabinetin e Ramës.
Presidenti ka 7 ditë kohë, në të cilën bën të gjitha verifikimet rreth propozimit, ndërsa burimet pranë tij thonë se lëvizja mund të jetë në fillim të javës. Seanca e Parlamentit është të enjten, kur edhe do të votohet dekreti i shkarkimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. E nëse Meta ka firmosur emërimin e ri, në seancë do të kalojë edhe dekreti i pasuesit të Xhafajt, gjeneralit Sandër Lleshi.
Në këto 5 vite të qeverisjes së socialistëve, pas Tahirit dhe Xhafajt, Lleshi do të jetë ushtaraku i dytë që do të drejtojë këtë dikaster, pasi Dritan Demirajt, që qëndroi në detyrë gjatë muajve të paktit Rama-Basha. /TCH /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze