Edhe pse nuk jemi në fushatë elektorale, në Drenicë janë ngritur tensionet politike. Ka qenë Isa Xhemajlaj, kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Drenas, i cili ka sulmuar kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovcin, duke e cilësuar si monark. Akuzave të Xhemajlajt i është kundërpërgjigjur Lladrovci, duke thënë se “Drenasi qeveriset me ligj, për shkelësit e ligjit, jam i pamëshirshëm”.
Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Edhe pse nuk jemi në fushatë elektorale, disa parti, në Drenicë, duan të sjellin frymë disfatiste dhe me dezinformata të përçajnë qytetarët”.
“Po, në Drenas sundon ligji dhe për këtë jam krenar. Drenasi qeveriset me ligj, për shkelësit e ligjit, jam i pamëshirshëm. I denoncoj ata dhe nuk bashkëjetoj me krimin as shkelësit e ligjit”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
“Në Drenas sundon ligji, o Isa Xhemajlaj!
Përgjigje fushatës elektorale të opozitës në Drenicë. Edhe pse nuk jemi në fushatë elektorale, disa parti, në Drenicë, duan të sjellin frymë disfatiste dhe me dezinformata të përçajnë qytetarët.
Po, në Drenas sundon ligji dhe për këtë jam krenar. Drenasi qeveriset me ligj, për shkelësit e ligjit, jam i pamëshirshëm. I denoncoj ata dhe nuk bashkëjetoj me krimin as shkelësit e ligjit.
Aty ku sundon ligji, për shkelësit e ligjit, zbatuesit e ligjit janë të papërshtatshëm, shumë të papërshtatshëm. Për shkelësit e ligjit, të gjithë zbatuesit e ligjit janë të pashpirt.
Isa Xhemajlaj, tash zëvendësministër, asgjë të paligjshme nuk mund të bëj në Drenas. Jo ai, por askush. Sepse, ne jemi zotuar se do ta zbatojmë ligjin për të gjithë njëjtë dhe askush nuk ka imunitet përball tij. Këtë tashmë e kanë provuar jo vetëm Isa po edhe isat tjerë të Nismës dhe të gjitha partive pa dallim.
Kjo është praktikë e panjohur për Isa Xhemajlajn dhe mentorët e tij.
Kur e kam marrë mandatin, jam zotuar për zbatim të ligjit, transparencës dhe llogaridhënies.
Ligji i aprovuar nuk negociohet, vetëm zbatohet.
Për këtë, janë dëshmi për Drenasin dhe mua personalisht nga shumë institucione të nivelit qendror, organizatat e huaja qeveritare dhe joqeveritare, për zbatimin e ligjshmërisë. Jam krenar me këtë. Edhe qytetarët tanë janë krenar me shërbimet që i ofron komuna për ta.
Qytetari është i barabartë para ligjit. Kjo i pengon të emëruarve opozitar të Drenicës në nivelin qendror. Isa Xhemajlaj, nuk mund të jesh mbi ligjin.
Sa për investitorë, rrugët e mia jashtë vendit, madje edhe biletat e hyrjes në stadiume, t’i bëj publike, kurdo që i kërkon, nëpërmjet qasjes në dokumentet zyrtare dhe shpenzimet e kryetarit.
Herët ia ka filluar dezinformatave Isa, zgjedhjet e ardhme komunale janë në vitin 2021. Deri atëherë, ndërto ndonjë program apo çfarëdo qoftë për të mirën e qytetarëve të Drenasit apo funksionit që bart, jo dezinformata të ulëta. Ndryshe, më detyron prapë, të merrem me mentorët Tuaj!
Në Drenas sundon ligji, Isa!”, ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze