Isa Xhemajlaj, kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Drenas, ka shprehur bindjen se aktualisht kjo komunë nuk po qeveriset, por po sundohet nga një monark. Kësisoj ai ka vënë në thumb Ramiz Lladrovcin, që e kishte kundërkandidat në zgjedhjet e fundit për kryetar Komune.
“Komuna e Drenasit nuk po qeveriset, ajo tani po sundohet nga një monark që nuk punon për interesin e qytetarëve por për interesin e tij dhe klanit që e rrethon”, ka thënë Xhemajlaj.
“Në Drenas nuk ka asnjë investitorë të jashtëm siç ishte proklamuar, pavarësisht vizitave të shtrenjta nëpër Evropë e deri në Australi me pagat e taksapaguesve tonë. Këto vizita po bëhen më shumë për të shikuar ndeshje futbolli të ligave evropiane dhe për të kënaqur vetën dhe njerëzit e tij sesa për t’i sjellë diçka të mirë njerëzve të vendit tonë”, tha më tej Xhamajlaj, që është zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Këto komente ai i bëri në tubimin me strukturat e partisë në degët e Skenderajt e Drenasit, ku kanë marrë pjesë edhe kreu i partisë Fatmir Limaj, e kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.
Limaj ka thënë se partia e tij i ka emëruar “dy ministra e dy zëvendësministra nga Drenica në Qeverinë Haradinaj”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zjarr në departamentin e grave në Idrizovë, katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji
Kandiq: Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet për këtë rast?
Dogana e Maqedonisë sekuestron 1.7 tonë medikamente të dëmshme për shëndetin e qytetarëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251