LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Pa imponimin e ndërkombëtarëve, Kosova e Serbia nuk mund të arrijnë marrëveshje (Video)

Mushkolaj: Pa imponimin e ndërkombëtarëve, Kosova e Serbia nuk mund të arrijnë marrëveshje (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë më së largu duhet të përfundojë deri nga mesi i vitit të ardhshëm.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nëse lihen në bisedime vetëm Kosova dhe Serbia marrëveshje nuk do të ketë asnjëherë.

“Deri tash janë dhënë propozimet në Kosovë dhe Serbi, por pa një imponim nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka marrëveshje”.


Mushkolaj ka thënë se zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është në interes të madh edhe të Bashkimit Evropian për shkak se jo të gjithë anëtarët e njohin Kosovën.

“Vet Bashkimi Evropian del nga kjo gjendje se si të zgjidh problemin me Kosovën dhe integrimin e saj në BE, apo edhe me Serbinë dhe integrimin e saj”.

Sipas analistit mesazhet nga bashkësia ndërkombëtare janë të çarta se marrëveshja duhet arritur me çdo kusht.

“Jemi në një situatë të vështirë, sepse kemi një afat kohorë që duhet arritur një marrëveshje. Mos përfshirja e spektrit politikë është e pakuptueshme, sepse marrëveshja duhet arritur. Ne duhet të kemi propozime nëse nuk duam marrëveshje të tillë me Serbinë, çfarë ofrojmë më pas”, tha ai.

“Në këtë situatë ne si shoqëri jemi në mjegull, dhe klasa politike nuk po arrin të bëhet bashkë e të sheh për një zgjidhje më të mirë të mundshme, sepse marrëveshje Kosovë Serbi duhet të ketë”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori