LAJMI I FUNDIT:

Femrat e Venezuelës së dërmuar ekonomikisht, po merren me prostitucion në Kolumbi (Foto)

Femrat e Venezuelës së dërmuar ekonomikisht, po merren me prostitucion në Kolumbi (Foto)

Në mënyrë që të ndihmojnë familjet e tyre, të cilat jetojnë në Venezuelën e dërmuar ekonomikisht, shumë femra venesuelase kanë shkuar në Kolumbi, ku po merren vullnetarisht me prostitucion.

Mësimdhënëse, police, gazetare e prezantuese, janë në mesin e grave që i kanë hyrë kësaj industrie, për t’i ndihmuar fëmijët e tyre dhe familjet, transmeton Telegrafi.

Ende nuk ka numër të saktë, se sa prej tyre kanë përfunduar në lokale të papastra, duke iu ekspozuar klimës së nxehtë që po i ekspozon te sëmundjet ngjitëse siç është malaria.


Sipas Kombeve të Bashkuara, prej vitit 2015 kanë ikur 1.9 venezuelas si pasojë e krizës ekonomike. Recesioni i katër viteve të fundit, erdhi si pasojë e shumë viteve keq menaxhim të mjeteve financiare.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon ikjen e 1.4 milion banorëve gjatë këtij vitit, që e ngritë në dhjetë milionë numrin e të ikurve deri më 2019.

Organizatat që merren me të drejtat e njeriut, raportojnë se venezuelaset që po merren me prostitucion në Kolumbi, vuajnë prej anktheve, depresioni dhe çrregullimi i stresit post-traumatik.

Regjioni ku shumica e tyre janë stacionuar, është bazë e trafikantëve të drogës dhe disidentëve të forcave guerile. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr - Zelensky del me njoftim

Sulm me dron në Çernobil, shpërthen zjarr - Zelensky del me njoftim

Evropa
Shkencëtarët zbulojnë një ilaç bimor që mund ta fuqizojë memorien tuaj

Shkencëtarët zbulojnë një ilaç bimor që mund ta fuqizojë memorien tuaj

Botë
Udhëheqësit botërorë mblidhen për Konferencën e Sigurisë në Mynih - Trump fton Rusinë dhe Ukrainën në një takim trepalësh

Udhëheqësit botërorë mblidhen për Konferencën e Sigurisë në Mynih - Trump fton Rusinë dhe Ukrainën në një takim trepalësh

Botë
BE-ja përballë tarifave të Trumpit

BE-ja përballë tarifave të Trumpit

Botë
Reagoi në momentin e fundit, shoferi i SUV-it shpëtoi për pak - pas përplasjes së trenit me makinën e tij në Utah, SHBA

Reagoi në momentin e fundit, shoferi i SUV-it shpëtoi për pak - pas përplasjes së trenit me makinën e tij në Utah, SHBA

Amerika
Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Çfarë është virusi i Sudanit dhe kush duhet të jetë i shqetësuar?

Botë
Kalo në kategori