Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të vetmit në Evropë që nuk e gëzojnë lëvizjen e lirë, ndonëse ka një dekadë që liderët shtetëror premtojnë një gjë të tillë.
Edhe pas një dekade premtimi, qytetarët vazhdojnë të jenë të izoluar, ndërsa shpresat për liberalizimin e vizave gjatë këtij viti ose vitin e ardhshëm sërish kanë filluar të zbehen, por se kush është fajtor për vonesën deputetët kanë qëndrime të ndryshme.
Derisa deputetët nga partitë në pushtet thonë se vonesat kanë të bëjnë me BE-në dhe se Kosova ka përmbushur kriteret, deputetët që vijnë nga radhët e opozitës nuk mendojnë njëjtë.
Ndonëse raportohej se vendimi për datën e liberalizimit të vizave do të merret në dhjetor, ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha ditë më parë ka paralajmëruar mundësinë që një vendim i tillë të shtyhet.
Ajo kishte thënë se nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet derisa të sigurohet qëndrimi pozitiv i shumicës.
Por, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka thënë për Telegrafin se nëse vonesa për liberalizimin e vizave shkaktohet nga institucionet e BE-së, do të jetë shërbimi më i keq që i bëhet qytetarëve të Kosovës.
“E para, nuk e di askush se kur bëhet pasi kjo nuk varet nga Kosova. Institucionet e BE-së, janë ato që vendosin. Nëse kjo vonesë shkaktohet nga institucionet e BE-së, do të jetë shërbimi më i keq për qytetarët e Kosovës. Kjo është një prej padrejtësive më të mëdha që po i bëhet Kosovës. Është krejtësisht ndryshe nga vendet e regjionit. Mirëpo kjo thjesht është në dorën e tyre. Nëse kjo nuk ndodh shpejt do të ishte padrejtësia më madh që do i bëhet qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Pajaziti për Telegrafin.
Ai po ashtu tha se sipas informatave që kanë shtyrja e liberalizimit të vizave është çështje e brendshme e BE-së, pasi problemi qëndron pikërisht tek emigracioni.
“Sipas informatave që kemi, janë çështje të brendshme të BE-së, problemi me emigracionin, refugjatët. Por, BE-ja nuk është që nuk e ka pasur këtë problem dhe më herët dhe ka lejuar që në procese normale të bëhet liberalizimi i vizave për disa vende që ka shumëfish më shumë banorë dhe që iu kanë shkaktuar shumë më shumë probleme se sa Kosova. Këtë përkushtim të madh që e kanë qytetarët properëndimor, nuk e meritojnë t’i shpërblejnë me një vonës të tillë. Shpresoj që institucionet e BE-së nuk do ta zhagisin këtë proces”, u shpreh Pajaziti.
Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Telegrafin tha se Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës është shkaktare e ngecjes së proceseve integruese të Kosovës.
“Janë deklarata konfuze, të paqarta brenda Qeverisë dhe njëherësh tregojnë pasqyrën reale të shqetësimeve tona të cilat i kemi theksuar në vazhdimësi. Kjo qeveri në mënyrë të pakoordinuar me qasje selektive dhe me të meta në udhëheqje janë shkaktare të ngecjes së proceseve integruese të Kosovës. Kjo, jo vetëm që krijon huti por edhe është një lojë me ndjenjat e qytetarëve tanë dhe punën e përkushtimin institucional të deritanishëm mbi procesin e liberalizimit te vizave”, ka thënë Zemaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë