LAJMI I FUNDIT:

Shasha: Me Presidencën rumune të BE-së nga 2019-ta, çështja e vizave nuk do të vendoset as në agjendë (Video)

Shasha: Me Presidencën rumune të BE-së nga 2019-ta, çështja e vizave nuk do të vendoset as në agjendë (Video)

Demush Shasha nga  Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) ka thënë se sipas statistikave të UNDP dhe USAID, del që gjysma e qytetarëve janë pesimistë për të ardhmen e vendit dhe po ashtu gjysma janë pesimist për shkak të nepotizmit dhe korrupsionit.

“Një statistikë për liberalizimin e vizave dhënë nga UNDP dhe USAID, del që 60% e të rinjve mendojnë të lëshojnë Kosovën në tri vitet e ardhshme”, tha ai në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini.


Marrja e presidencës së BE-së nga Rumania vitin që po vjen, sipas Shashës është dukuri shqetësuese.

“Nëse kalohet në vitin 2019 çdo gjë do të komplikohet pasi nga janari i vitit 2019 do të fillojë presidenca rumune e BE-së, dhe më e keqja është se çështja e liberalizimit të vizave nuk do të vendoset as në agjendë”, tha ai.

Ai ka thënë se një problem tjetër në vitin a ardhshëm është edhe çështja e BREXIT dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

“Çështje e BREXIT do të okupon shumë energji nga politikanët e BE-së”.

Shasha ka thënë megjithatë se Kosova ka ende detyra tjera të shtëpisë për tu kryer pavarësisht se tashmë çështja e vizave është në dorë të BE-së.

“Të vazhdohen reformat seriozisht, në mënyrë që të ecim para në proceset integruese dhe të bëhet mirë e më mirë për qytetarët e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori