Në dhjetëmujorin e parë të këtij viti në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë braktisur 12 foshnje, ndërkohë që të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale tregojnë se janë gjithsej 13 foshnje të braktisura për gjatë muajt e këtij viti.
Ndërkohë, shtatë prej tyre janë bashkuar me prindin biologjik, në të gjitha rastet me baballarët.
Aktualisht, në këtë klinikë ka mbetur vetëm një foshnje, e cila po pret për të gjetur një shtëpi banimi.
Në mungesë të nënës, përqafimin e parë pas braktisjes, këtyre foshnjave ua jep infermierja Lushe Jusufi, kryeinfermiere në repartin e fëmijëve të braktisur.
Ajo tash e 40 vjet punon në këtë klinikë. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se numri i foshnjave të braktisura nga viti në vit po shënon rënie.
“Ne lidhemi emocionalisht shumë me këta fëmijë, sepse kontakti i parë me këta fëmijë jemi ne. Nënat zakonisht nuk dëshirojnë t’i shohin, kuptohet ato që vendosin t’i braktisin. Ne me nënat nuk takohemi, kur ndahen nënat nga foshnjat, me nënat merren punëtorët socialë. Ne kujdesemi vetëm për foshnjat”, tregon ajo.
Infermierja Lushe thotë se ka mungesë stafi që të përkujdesen për foshnjat e braktisura prej vitesh. Por, ajo potencon faktin se dukuria e braktisjes së foshnjave nga nënat e tyre po bëhet gjithnjë e më e rrallë, krahasuar me vitet e mëhershme.
“Kushtet deri diku i kemi të mira, por staf ka shumë pak që kujdesen për këta fëmijë. Por, pasi ka rënë numri i nënave që po i braktisin, po ia dalim mirë. Qumështi formulë ju sigurohet nga barnatorja qendrore, derisa rrobat i sigurojmë si donacione, apo edhe vetë nënat tjera që lindin këtu, ua dhurojnë foshnjave të braktisura”, thotë Jusufi.
Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka shpjeguar se foshnjat e braktisura në këtë repart mund të qëndrojnë aty deri në 28 ditë pas lindjes, por, sipas tij, ka raste më specifike kur foshnjat janë me ndonjë sëmundje dhe ato deri në shërimin e plotë trajtohen në Neonatologji.
Ai tregon se përpos nënave që lindin në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, edhe për rastet kur foshnjat braktisen në terren, jashtë QKUK-së, policia apo zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i sjellin në këtë klinikë.
“Në Klinikën E Neonatologjisë ekziston reparti i pranimeve nga jashtë i foshnjave dhe i rasteve sociale. Në klinikën tonë gjatë këtij viti janë trajtuar 12 raste të foshnjave të braktisura. Shtatë prej tyre tashmë janë bashkuar me baballarët biologjik, përmes punëtorëve socialë. Pjesën tjetër të foshnjave i strehojnë në familje apo Sos-kinderdorf. Rastet që gjenden në terren, zakonisht policia ose punëtorët socialë i sjellin në klinikën tonë fillimisht dhe ne i bëjmë kontrollet e hollësishme”.
“Ndërkaq, pas 28 ditësh, aq sa edhe kemi të drejtë ligjërisht t’i mbajmë foshnjat këtu, i drejtojmë në vendet përkatëse përmes Ministrisë së Punës dhe mirëqenies Sociale”, bën të ditur Gojnovci.
Ndryshe, bazuar në Raportin vjetor të Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjes në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë vitit 2017, rezulton të jenë braktisur 34 fëmijë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, bazuar në Raportin gjashtëmujor të vitit 2018, janë evidentuar 13 raste të fëmijëve të braktisur.
Ndër shkaqet kryesore që këto nëna të reja braktisin fëmijët, thuhet se janë kushtet sociale dhe ekonomike, por edhe mospajtimi mes çiftit dhe familjes së vajzave për t’i mbajtur këta fëmijë.
Foto: RFE
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LDK me konferencë ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe personalitete tjera
Dhunë psikike, fizike e tentim për goditje me mjet të mprehtë – rastet e dhunës në familje të raportuar në Polici
Ndalohet shtetasi i Kosovës në Maqedoni, u ofroi ryshfet policëve kufitar
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
AMP
Publikohet audio e bisedës në mes të oficerit të BIA-s dhe të dyshuarit për spiuanazh, Bedri Shabani
Gjashtë ditë të tmerrshme në burgun e Stanfordit - historia e eksperimentit që njerëzit paqësorë i shndërroi në ‘përbindësha’
Ky është restoranti më i mirë në botë për vitin 2024
Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë
Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh