LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht në penallti AKV Bardhosh Gërvallën, fiton Superkupën Kosovë – Diasporë

Prishtina mposht në penallti AKV Bardhosh Gërvallën, fiton Superkupën Kosovë – Diasporë

Klubi prishtinas, Prishtina ka fituar Superkupën Kosovë-Diasporë pasi ka mposhtur me penallti klubin AKV Bardhosh Gërvalla.  

Pasditja e së enjtes ka sjell ndeshjen e Superkupës Kosovë – Diasporë, ndërmjet fituesit të Digitalb Kupës së Kosovës, FC Prishtina,  dhe skuadrës fituese të Kupës së Kosovës nga Diaspora AVK ”Bardhosh Gërvalla” nga Ludwisburgu.

Ndeshja e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) fillojë me kohë nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ku fitore shënoi Prishtina.


Pjesa e parë e ndeshjen u karakterizua me lojë të barabartë, por me prishtinasit për një nuancë më të mirë.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej rrugën e rrjetës dhe skuadrat shkuan pa gola në pushimin mes dy pjesëve.

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes ishte thuajse e njëjtë me të parë, ku edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, portat mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Në penallti, Prishtina u tregua më e saktë duke fituar në fund me rezultat 4-2 dhe fitoi Superkupën Kosovë-Diasporë.

Vlen të theksohet se klubi kryeqytetas luajti thuajse me gjithë futbollistët e rinj, pasi lojtarët e ekipit të parë u pushuan për ndeshjen kampionale të kësaj fundjave ndaj Gjilanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori