LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova ofron mundësi të shumta për investime

Haradinaj: Kosova ofron mundësi të shumta për investime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Konferencën e Ekonomisë, Ballkani dhe Bashkimi Evropian – Cikli Pesëvjeçar i Procesit të Berlinit.

Haradinaj ishte pjesë e panelit, ku u diskutua për perspektivën ekonomike dhe evropiane të Ballkanit së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, ministrin për Çështje Ekonomike të Maqedonisë, Kocho Angjushev dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Tregtisë të Serbisë, Rasim Ljajic.
Ai tha se Kosova ofron mundësi të shumta për investime, duke përfshirë lehtësira fiskale dhe infrastrukturë të konsoliduar.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është e hapur për të gjitha vendet e rajonit dhe ekziston një bashkëpunim i mirë me vendet fqinje. Në raport me Serbinë, Kryeministri Haradinaj tha se ekonomia e Serbisë tashmë e ka njohur Kosovën dhe do të ishte mirë që edhe politika e këtij shteti fqinj ta bënë këtë sa më shpejtë.


Në raport me CEFTA-n, Kosova ka marrë të gjitha obligimet ndërkombëtare kur ka qenë e përfaqësuar bashkë me UNMIK-un, por është e rëndësishme që të kuptohet se nga viti 2008 Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe vetëm si e tillë Kosova do të përfaqësohet në këtë organizatë dhe në dokumentet e marrëveshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori