LAJMI I FUNDIT:

Qentë më shpesh i kafshojnë personat anksiozë

Qentë më shpesh i kafshojnë personat anksiozë

Nëse jeni anksiozë, një hulumtim shkencor thotë që jeni kandidat numër një për t’ju kafshuar qeni

Në studim kanë marrë pjesë rreth 700 banorë të Kontesë Cheshire, ku studiuesit kanë bërë anketën nga dera në derë.

Të anketuarit u janë përgjigjur pyetjeve se a ju ka kafshuar ndonjëherë qeni, sa vjeç kanë qenë atëherë, a ka qenë qeni i tyre, qen rruge apo i ndonjë pronari tjetër, si dhe a kanë kërkuar ndihmë mjekësore.


Gjithashtu, të anketuarit kanë plotësuar edhe testin psikologjik, transmeton Telegrafi.

Ajo që kanë konstatuar hulumtuesit është që numri i personave të kafshuar në Cheshire është dukshëm më i madh sesa mesatarja shtetërore, përkatësisht tri herë më i madh se sa tregon statistika. Gjithashtu, meshkujt kanë dyfish shans më të madh që gjatë jetës t’i kafshojë qeni.

– Rreth 44 për qind të të anketuarve qeni i ka kafshuar para moshës 16-vjeçare, ndërkaq 55 për qind të të anketuarve i ka kafshuar qeni të cilin kurrë më parë nuk e kanë parë.

Testet psikologjike kanë zbuluar që sa më shumë të jetë personi jostabil, shansi është më i madh që ta kafshojë qeni dhe anasjelltas.

Sa më pak të jetë personi anksioz, depresiv dhe i prirë për irritim, shansi është më i vogël që të “shpërblehet” me kafshim – ka shpjeguar udhëheqësi i studimit. /Telegrafi/