LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takoi përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi

Haradinaj takoi përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, me ç’rast u shpreh optimist për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, në veçanti në aspektin ekonomik.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shqiptarët sot janë në pozitë të volitshme dhe se po marrin përgjegjësitë e tyre në krijimin e paqes së përhershme në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë i Haradinajt:


“Kënaqësi t’i takoja sonte së bashku përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, me të cilët patëm një bashkëbisedë të hapur, e cila do të vazhdojë së shpejti edhe në Prishtinë. Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar, fuqizimin e stabilitetit rajonal si dhe në rrugën e përbashkët europiane. Qeveria e Kosovës sheh me interes madhor fuqizimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Podgoricës, veçmas në ekonomi, si mundësi reale për ngritjen e mirëqenies së shqiptarëve në Mal të Zi. Shqiptarët, sot, janë në pozitë të volitshme kudo që jetojnë dhe si faktorë rajonal ata po marrin përgjegjësitë e tyre, në krijimin e paqes së përhershme në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori