LAJMI I FUNDIT:

Al Trade Center fton të gjithë t’i bashkohen aktivitetit për dhurimin e gjakut

Al Trade Center fton të gjithë t’i bashkohen aktivitetit për dhurimin e gjakut

Al Trade Center ka marrë iniciativën të ftojë të gjithë t’i bashkohen aktivitetit për transfuzionin e gjakut.

Ky aktivitet do të mbahet për dy ditë me radhë në dy qytete të ndryshme.

Dhurimi vullnetar i gjakut është dhurata më e çmuar që dikush mund t’i japë një personi tjetër, jo rastësisht quhet edhe dhuratë e jetës.


Një vendim i yti për të dhuruar gjak, mund të shpëtojë një jetë.

Kështu që qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që t’u japim shpresë personave të cilët janë në nevojë.

Dita e parë e këtij aktiviteti fillon më 26 tetor 2018, në Drenas (Rruga e Jasharajve, Al Trade Market).

Ndërsa më 27 tetor 2018, do të vazhdojë në Fushë Kosovë (Rruga “Nëna Terezë”, Al Trade Market afër Bau Market). Ky aktivitet do të fillojë në ora 10:00 në të dy qytetet.

Bashkohuni me Al Trade Center, dhuroni gjak për të shpëtuar një jetë!

Kjo nuk është hera e parë që Al Trade Center ndërmerr një iniciativë të këtillë, pasi të njëjtën gjë e kanë bërë edhe në vitin e kaluar dhe duan që këtë aktivitet ta bëjnë tradicional.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori