LAJMI I FUNDIT:

Lakersat me LeBron Jamesin mbetet ende pa fitore në sezonin e ri të NBA-s

Lakersat me LeBron Jamesin mbetet ende pa fitore në sezonin e ri të NBA-s

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Los Angeles Lakers ende nuk ka arritur të rrëmbej fitoren e parë në sezonin e ri, duke pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në NBA.


Megjithëse skuadra e ‘engjëjve’ është përforcuar tejet mase duke sjell në radhët e veta edhe LeBron Jamesin, i cili nuk ka arritur të shijoj fitoren me fanellën e Lakersave.

Në fakt, Los Angeles pësoi humbje vetëm pas vazhdimit të parë me një pikë diferencë 143-142 kundër San Antonio Spurs.

Kjo e fundit shënoi pikët e fitores gjashtë sekonda para përfundimit të takimit dhe në aksionin e fundit, ‘mbreti’ James nuk arriti t’i sjell triumfin e parë skuadrës duke mos shënuar pikë.

Basketbollisti më efikas te Lakersat ishte Kyle Kuzma me 37 pikë, i pasuar nga LeBron që shënoi pesë pikë më parë.

Te Spursat lojtari më efikas ishte LaMarcus Aldridge me ‘double-double’ duke shënuar 37 pikë dhe pati dhjetë kërcime gjersa DeMar DeRozan shënoi 32 pikë.

Pas kësaj, San Antonio ka blianc prej dy fitoreve dhe një humbje ndërsa Los Angeles ka tri humbje.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Golden State Warriors i është rikthyer fitoreve pas triumfit kundër Phoenix Suns me rezultat 123-103.

Theksojmë se lojtari më i mirë te ‘luftëtarët’ ishet Stephen Curry me 29 pikë gjersa te Sunsat u dallua Devin Booker me 27 sosh.

Golden State deri më tani ka bilanc prej tre fitoreve dhe një humbjeve gjersa Sunsat kanë një fitore dhe dy humbje. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Boston 90-93 Orlando

Toronto 127-106 Charlotte

Milwaukee 124-113 New York

Minnesota 101-91 Indiana

Dallas 115-109 Chicago

Utah 84-92 Memphis

Portland 124-125 Washington

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori