Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka vizituar komunën e Fushë Kosovës, me ç ‘rast është takuar me kryetarin Burim Berisha, me të cilin ka diskutuar për caktimin e lokacionit për ndërtimin e një deponimi të përkohshëm të materieve të rrezikshme në fshatin Harilaq të Komunës së Fushë Kosovës.
Në një konferencë për media, ministri Matoshi siguroi kryetarin Berisha dhe banorët e fshatit Harilaq, se nuk do të ndërtohet asgjë që rrezikon shëndetin e qytetarëve të kësaj zone.
“Jemi të fokusuar që të bëjmë një zgjidhje të përbashkët. Siguroj banorët e fshatit Harilaq dhe gjithë banorët e zonës se nuk do të ndodhë ndërtimi i asnjë deponie e cila rrezikon jetën e banorëve në atë zonë. Këtë nuk do ta lejoj në rend të parë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Do të flasin ekspertë, do flasin faktet pastaj do të veprojmë së bashku”, tha ministri Matoshi.
Matoshi tregoi se ky projekt, i financuar nga Komisioni Evropian në vlerë mbi 12 milion euro, është në fazën fillestare dhe sipas tij është i rëndësishëm ndërtimi i një deponimi të përkohshëm për materiet e rrezikshme.
“Në këtë fazë, ne jemi duke bërë vetëm shpimet gjeologjike në këtë zonë. Këtë ia sqaruam edhe kryetarit Berisha dhe së bashku ramë dakord që të takohemi sërish dhe të diskutojmë për t’i përfunduar këto procedura”, theksoi Matoshi.
I pari i MMPH-së, Matoshi, deklaroi se ndërtimi i një deponimi të përkohshëm nuk paraqet rrezik për banorët e Harilaqit dhe rrethinës.
“Ne si ministri jemi të bindur se kjo nuk paraqet asnjë rrezik për banorët, megjithatë faza e ndërtimit, e dhënie së lejes, e vlerësimit të ndikimit në mjedis, janë faza të mëvonshme”, u shpreh ministri Matoshi.
Ministri Matoshi tha se mungesa e komunikimit rreth këtij projekti, ka mundur të sjellë paqartësi për komunën dhe banorët e Harilaqit për lokacionin e ndërtimit të deponimit.
Ndërsa kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha tha se Kuvendi Komunal gjatë kësaj jave do të marrë vendim për këtë çështje.
“ Të enjten do ta kemi një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal ku do të vijë dikush nga Ministria e Mjedisit. Asambleja do të marrë një vendim se çka do të bëjmë me këtë çështje”, tha Berisha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'