LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Kërcënimi me vdekje më erdhi për shkak të urës së Ibrit

Bahtiri: Kërcënimi me vdekje më erdhi për shkak të urës së Ibrit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur në lidhje me kërcënimin me vdekje, që është bërë ndaj tij nga persona të panjohur.

I pari i komunës së Mitrovicës së Jugut ka thënë se dyshon që këtë kërcënim e kanë bërë njerëz të nacionalitetit serbë, por se ai nuk ka përmendur emra apo individë.

”Nuk mund t’i them të gjitha sepse hetuesia është duke u marr fuqishëm në këtë drejtim, për ta parë se kush është ai që po e kërcënon kryetarin… Nuk jam i shqetësuar fare sepse e di pse kam ardhur në Mitrovicë dhe e di pse po punoj. Kam bërë punën e njëjtë për secilin qytetar pavarësisht nacionalitetit”, tha Bahtiri, për Info Magazine të Klan Kosovës.


Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje
Lexo po ashtu Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje

”Kam punuar të bëjë paqe në Mitrovicë e s’ka gjë që më ndal, e as kërcënim”.

”Unë do të jem aty pavarësisht kërcënimeve, nga njerëzit të tillë të cilët unë i njoh si kriminel”.

”Është një email, i cili ka ardhur e atë e kemi raportuar në organet e policisë dhe shumë shpejt janë duke e trajtuar nga cili vend është ardh… Mendoj se është nga ana e serbëve. Që i bien të jenë kundër hapjes së urës së Ibrit”.

”Në letër mua më quajnë si terrorist, por nuk dua t’i them hapur të gjitha fjalët që mi kanë thënë mua”.

”Jam këtu për t’ju thënë qytetarëve të Mitrovicës që të qëndrojnë të qetë në këtë proces në modelin të cilin e kanë bërë deri më sot sepse kryetari gjithnjë punon shumë për ta dhe ky proces assesi nuk duhet të del jasht kontrollit”, tha Bahtiri.