LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje

Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me vdekje përmes një e-maili që ka arritur sot në adresë të tij.

Në letrën e shkruar në gjuhën angleze, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje për shkak të angazhimit dhe insistimit të tij të vazhdueshëm për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.


Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës thuhet se kërcënuesit kërkojnë nga kryetari Bahtiri që të mos ndërmarrë asnjë veprim për hapjen e kësaj ure, edhe pse projekti i BE-së për rivitalizimin e saj ka përfunduar në tërësi.

Për rastin e kërcënimit të kryetarit Bahtiri është njoftuar policia e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse, të cilat janë duke u marrë me këtë çështje.

“Kryetari Bahtiri njofton qytetarët e Komunës dhe opinionin e gjerë, se kërcënimet e këtilla dhe asgjë tjetër, nuk mund të ndalin në asnjë mënyrë angazhimin dhe përkushtimin e tij për paqe,  tolerancë dhe për stabilizimin e plotë të gjendjes në Mitrovicë, që nënkupton edhe hapjen sa më të shpejt të urës kryesore mbi lumin Ibër për lëvizje e qarkullim të lirë të njerëzve dhe automjeteve në të dyja drejtimet të qytetit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Bahtiri kërkon nga qytetarët që të mos dekurajohen nga ky veprim qyqar i individëve apo grupeve kriminale që nuk duan përmirësim të gjendjes në qytetin e Mitrovicës e as përmirësim të raporteve ndëretnike e të bashkëpunimit midis qytetarëve të të dyja komunave.

“Unë kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, që të jenë të qetë e të përkushtuar për të çuar përpara proceset e stabilizimit të plotë të  situatës politike e të sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik në qytetin e Mitrovicës”, thotë Bahtiri. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori