LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i ekipit, dobësia më e madhe e Bill Gates

Ndërtimi i ekipit, dobësia më e madhe e Bill Gates

Bill Gates tregon se kur vjen puna për drejtimin e një biznesi dobësia më e madhe e tij është ballafaqimi me çështjet e punësimit dhe çështjet e menaxhimit, se si do të ndërtonin ekipin. Por, kur dëgjon diçka të tillë nga themeluesi i Microsoft, një kompani që tani ka të punësuar mbi 100 mijë individë, është shqetësuese.

Duke pasur një vizion të madh është hapi i parë. Por ju nuk mund të shkëlqeni në çdo aftësi për të sjellë vizionin tuaj në jetë edhe nëse dita juaj nuk do të ishte e kufizuar në vetëm 24 orë, atëherë keni nevojë për një ekip të mirë rreth jush.

Nëse punësoni njerëzit e duhur, përvoja dhe krijimtaria që sjellin në tavolinë do t’iu ndihmojë të përmirësoni vizionin tuaj, pastaj ta ktheni atë në strategji dhe taktika për t’u ndjekur, shkruan INC, përcjell Telegrafi.


Ndërmarrësit dhe udhëheqësit e bizneseve fillestare duhet të vendosen në pozicione të ndryshme, duke përfshirë rekrutuesin dhe intervistuesin në ditët e para për arsyen e thjeshtë, sepse janë në lojë shumë rrjedhje parash dhe kapital për të punuar. Nëse nuk jeni ende në gjendje të punësoni dikë që t’iu ndihmojë me punësimin, përqendrohuni në punësimin e vlerave të përshtatshme.

Ju gjithmonë duhet të shikoni për kandidatët, vlerat dhe qëllimi i të cilëve të lidhen me tuajin dhe ju po punësoni dikë për t’iu ndihmuar me vizionin tuaj. /Telegrafi/