Njëri nga problemet më të mëdha të kryeqytetit është komunikacioni i ngarkuar dhe mungesa e parkingjeve. Mungesa e tyre jo vetëm që po shkakton kaos në komunikacion, por kjo po ua pamundëson edhe lëvizjen e lirë këmbësorëve.
Zyrtarët komunalë për vite me radhë premtojnë se do ta zbusin këtë problem duke ndërtuar disa parkingje nëntokësore, mirëpo ky propozim ende nuk po mund të realizohet.
Milaim Fejzullahu, nga njësiti për Trafik në Policinë e Kosovës, i tha Radio Kosovës se çdo ditë hasin në vetura që janë të parkuara në trotuare, e kjo, sipas tij, në radhë të parë pengon këmbësorët.
Ai thotë se gjendja e krijuar është pasojë e parkingjeve të pamjaftueshme në kryeqytet.
“Ne çdo ditë ballafaqohemi me parkingje ilegale, njësitë patrulluese duhet të merren çdo kohë për tërheqje të automjeteve nga trotuaret që t’ua lirojnë rrugën këmbësorëve, kështu që po të krijonte Komuna e Prishtinës hapësirë për parkingje publike, njësitet në terren do të merreshin me kundërvajtje të tjera e jo me parkingje ilegale”, tha ai.
Komuna e Prishtinës për vite me radhë kishte premtuar se do ta zgjidhë këtë problem, duke i ndërtuar disa parkingje nëntokësore në lokacione të ndryshme të qytetit. Mirëpo, ky propozim ende nuk po mund të realizohet.
Zëdhënësi i Komunës se Prishtinës, Adonis Tahiri, tha se se në fund të këtij viti pritet të fillojë projekti i ndërtimit të parkingut nëntokësor, i cili do të ndërtohet te Fakulteti Filologjik.
Sipas Tahirit, ky projekt pritet të përfundojë brenda 18 muajve.
‘Jemi në fazën e parë për projektin e parkingut nëntokësor, që do të ndërtohet te Fakulteti Filologjik në Prishtinë dhe deri në fund të këtij viti do të kalohen të gjitha fazat që parashihen me procedurat e partneritetit publiko- privat, në mënyrë që në fund të dhjetorit të mund të fillojmë për rregullimin e parkingut nëntokësor, që do t’i ketë dy kate me kapacitet 500-900 makina’, tha ai.
Tahiri ndër të tjera tha se Komuna e Prishtinës do të ketë edhe dy kategori të tjera të parkingjeve. Njëra është parkingjet e lagjeve, ku do të kenë përparësi banorët e lagjeve me bileta mujore.
Ndërsa për lagjet që nuk kanë parkingje, do të bëhen me rrugë një kahesh si dhe do të zgjerohen trotuaret.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles