LAJMI I FUNDIT:

Pengoni ftohjen dhe gripin: Dezinfektimi i duarve më së miri zvogëlon bartjen e virusit te fëmijët

Pengoni ftohjen dhe gripin: Dezinfektimi i duarve më së miri zvogëlon bartjen e virusit te fëmijët

Duart e pastra janë gjysma e shëndetit!

Dezinfektimi i duarve është më i mirë se larja me sapun, ka treguar hulumtimi i bërë në qytetin Almeira të Spanjës.


Në hulumtim kanë marrë pjesë 911 fëmijë deri në 3 vjeç të cilët rregullisht kanë qëndruar në kopshte, transmeton Telegrafi.

Me qëllim të hulumtimit janë formuar tri grupe. Grupi i parë ka përdorur mjetet dezinfektuese, i dyti sapunin dhe ujin, ndërsa i treti ka pasur mundësi të ndjekë rutinën e vet të zakonshme të larjes së duarve.

Në periudhën prej nëntë muajve, 911 fëmijë kanë pasur 5.211 infeksione respiratore, me ç’rast 5.186 ditë kanë munguar nga kopshti.

Grupi i parë, i cili ka përdorur mjete dezinfektuese ka munguar 3,25 për qind, grupi i cili ka përdorur sapunin dhe ujin, 3,9 për qind, ndërsa grupi i tretë 4,2 për qind.

Përdorimi i sapunit dhe i ujit për larje të duarve shton rrezikun nga ftohja për 21 për qind dhe 31 për qind më shumë probabilitet që do të detyroheni të përdorni antibiotikë.

– Mendoj që gjëja kryesore në këtë hulumtim është fokusi në fëmijët e vegjël në kopshte. Kjo tregon konstatimin që është e mundur të zvogëlohen ftohjet dhe viruset te fëmijët, nëse përdoren mjete dezinfektuese, thotë doktori Don Goldman. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Shtatzëna
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori