Vazhdojnë prplasjet mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Përveç mospajtimeve lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, presidenti dhe kryeministri kanë nisur edhe një garë tjetër, se cili i ka meritat për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Menjëherë, pas votimit në Kuvend, të tri projektligjeve që lidhen me ushtrinë, presidenti Thaçi publikoi një video në Facebook në fokus të së cilës ishin deklaratat e tij të më hershme për formimin e ushtrisë.
Ndaj, kësaj videoje të presidentit Thaçi, ka ardhur kundërpërgjigja nga kabineti i kryeministrit Haradinaj.
Këshilltari i Haradinajt, Eroll Belegu ka publikuar një video tjetër nga vizita e kryeministrit në Akademinë Ushtarake “West Point”.
Belegu e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “Ja si e bëmë ne [ushtrinë]”.
Të kujtojmë se kryeministri Haradinaj, pas kthimit nga vizita në SHBA ka deklaruar se Kosova shumë shpejt do të ketë ushtrinë e saj.
Haradinaj ishte pritur me nderime të larta ushtarake nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve, James Mattis, në selinë e Pentagonit në Washington, ku Mattis kishte konfiruar mbështetjen e fuqishme për FSK-në dhe procesin e ndërlidhur me transformimin e kësaj force në ushtri, konform planit strategjik të paraparë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City