LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj “mesazh” shteteve ballkanike: Mos të mendoj dikush se shqiptarët janë si boshnjakët (Video)

Hoxhaj “mesazh” shteteve ballkanike: Mos të mendoj dikush se shqiptarët janë si boshnjakët (Video)

Enver Hoxhaj ka thënë se shqiptarët nuk janë më të dobët se në vitin 2008 apo ’98.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se paralelja mes Ascociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Republikës serbe në Bosnjë nuk qëndron.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Republika Serbe bë Bosnje ka territor sa dyfishi i Kosovës.


“Kompromisi i vetëm që ne e kemi bërë është Asociacioni i bazuar në marrëveshjen e Brukselit”

Hoxhaj ka “kërcënuar” edhe shtetet ballkanike duke thënë se shqiptarët nuk janë të dobët sa boshnjakët.

“Nëse në vitin 2019 nuk arrihet marrëveshje dhe Kosova nuk mund të hyjë në OKB edhe dhjetë vite tjera, mos të mendon dikush në Ballkan se shqiptarët janë boshnjakë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka vazhduar tutje duke shpjeguar pse paralelja mes shqiptarëve dhe boshnjakëve nuk vlen.

“Dikush po mendon se shqiptarët janë si boshnjakët që gjenden në sandviç mes serbëve dhe kroatëve. Mos mendon dikush se ne jemi në 2018 më të dobët se në vitin 2008 apo ‘98”.

“Nëse dikush do të bëjë zgjidhje me ngjyra kombëtare nacionale, le të mendon këtë punë. Gjëja më e lehët është të mbyllim atë që e kemi filluar në vitin 2008”.

Zyrtari i PDK-së ka thënë se kompromiset kanë marrë fund për Kosovën, fjalët e Vuçiqit janë të kota.

“Edhe përpjekja e Vuçiqit se ne duhet të bëjmë kompromis është e kotë, ne këtë punë e kemi mbyllur. Ne s’kemi çfarë bëjmë kompromis”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj./Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/170681853860887/