LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: PDK e do Kosovën me këtë territor dhe këta kufij siç i kemi (Video)

Hoxhaj: PDK e do Kosovën me këtë territor dhe këta kufij siç i kemi (Video)

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së dhe kryetarit Veseli për kufijtë e Kosovës është i qartë.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se PDK e do shtetin ashtu siç është dhe me më shumë njohje.


“Ne e duam këtë territor, këta kufij, këtë shtet siç e kemi ta komplotojmë duke marrë njohje të ndërsjellë me Serbinë e cila neve do të na mundësonte anëtarësimin në OKB. Ky është qëndrimi i PDK-së dhe qëndrimi i kryetarit Veseli”, përcjell Telegrafi.

Hoxhaj ka thënë se para dialogut me Serbinë, për PDK-në është me rëndësi konsensusi i brendshëm politik.

“Problemi i Kosovës nuk është vetëm ideja e hedhur nga Thaçi, por problemi bazik është se ne nuk kemi një konsensus politike dhe nuk kemi një dokument të mirëfilltë për bisedimet me Serbinë”.

Hoxhaj: Për PDK-në më e rëndësishme situata aktuale politike se bisedimet me Serbinë

Hoxhaj: Për PDK-në më e rëndësishme situata aktuale politike se bisedimet me SerbinëEmisioni i plotë:https://youtu.be/ORM5jKr7C6A

Publiée par RTV Dukagjini sur Vendredi 19 octobre 2018

Ai ka thënë se nuk do të synohet asnjë marrëveshje finale me Serbinë, pa njohje të ndërsjellë në fund të procesit.

“Qëndrimi i PDK-së është se nuk bisedohet me Serbinë nëse nuk marrim një njohje nga ajo”.

Zyrtari i PDK-së ka deklaruar se në kohën kur ai ka qenë ministër i jashtëm, janë arritur shumë njohje edhe pse procesi i dialogut ishte në vazhdim e sipër.

Ai tha se suksesi i dialogut është se ndërlidhet rruga e Serbisë për BE.

“Serbisë i kalon rruga në BE nga Prishtina, dhe neve na kalon rruga për BE nga Beogradi, ky është sukses që ka dalë nga dialogu”, tha ai./Telegrafi/

Debat Plus me Ermal Pandurin 19.10.2018TEMA: ENVER HOXHAJ PËRBALLË ANALISTËVE ENVER HOXHAJ – ZËVENDËSKRYEMINISTËRARBEN AHMETI – ANALISTILIR MIRENA – ANALIST

Publiée par RTV Dukagjini sur Vendredi 19 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori