LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër dy personave në Ferizaj

Aktakuzë kundër dy personave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.G për shkak të veprës penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge si dhe ndaj K.S për veprën penale “Fajde” dhe “Shtytje në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje.

Sipas njoftimit për media, gjatë një kontrolli nga ana e Policisë së Kosovës, Njësiti për Hetime i Trafikimit me Narkotik në Gjilan, në bashkëpunim me njësinë në Ferizaj dhe Prokurorinë Themelore të Ferizajt kanë gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 30.137 gramë, të cilën e kishte poseduar në mënyrë të paautorizuar me qëllim shitje.


“Gjithashtu, në këtë rast, prokurori i shtetit ka kërkuar edhe sekuestrimin e pasurisë së pandehurit, veturën ‘Peugeot’ e cila është përdorur për transportimin e lëndës narkotike si dhe një telefon celular ‘Iphone 8+’.  Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se i pandehuri gjendet në paraburgim dhe është kërkuar që atij të i vazhdohet paraburgimi, dhe njëkohësisht, prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, që të pandehurin ta shpall fajtor për këtë vepër penale”, thuhet një njoftim.

Po ashtu Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë edhe kundër të pandehurit K.S për shkak të kryerjes së veprës penale “Fajde” si dhe veprës penale “Shtytje në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka propozuar Gjykatës, që pas shqyrtimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën penale që i vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori