LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës mijëra euro borxhe ujësjellësit

Komuna e Prishtinës mijëra euro borxhe ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton opinionin e gjerë publik se Komuna e Prishtinës si institucion, nuk paguan për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, përkundër përpjekjeve të mëdha të kompanisë që ka bërë për të gjetur zgjidhje përmes kërkesave të shumta për takime lidhur me këtë çështje.

Borxhet e Komunës së Prishtinës për ujë dhe kanalizim janë 307 mijë euro borxh i institucioneve arsimore (shkolla fillore dhe të mesme dhe kopshte publike) dhe nga kjo shumë, veç Kuvendi Komunal i Prishtinës me bashkësitë lokale i ka borxh mbi 9 mijë euro.

“Kjo është vërejtja e fundit publike që po i bëhet këtij institucioni të rëndësishëm. Nëse nuk ndërmarrin hapa konkret që t’i shlyejnë këto borxhe të mëdha, KRU ‘Prishtina’ së shpejti do të ndërmarrë hapa konkret, shkyçje nga të gjitha shërbimet dhe masa Ligjore Përmbarimore, në të njëjtën mënyrë siç po i trajton edhe konsumatorët e tjerë borxhlinj në sektorin e amvisërisë. Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë për fokus konsumatorin me të gjitha përfitimet dhe rreziqet pa asnjë diskriminim, ku të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim human dhe qasje në shërbim”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.


Në fund, kompania fton të gjithë konsumatorët që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori