Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim ambasadorin e Kanadasë jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk, me të cilin diskutuan për zhvillimet në vend, si energjia, teknologjia e informacionit, por me theks të veçantë për sektorin minerar.
Me këtë rast ministri Lluka e njoftoi ambasadorin për zhvillimet e fundit për Trepçën, si krijimi i bordit, finalizimi i statutit si dhe studimi i fizibilitetit i cili është duke u zbatuar.
“Që nga takimi jonë i fundit janë bërë zhvillime pozitive për sa i përket ndërmarrjes së Trepçës, është krijuar bordi, është finalizuar statuti dhe studimi i fizibilitetit është duke u zbatuar. Pasi të finalizohet gjithçka në Trepçë do të donim të shihnim më shumë kompani kanadeze në të”, tha Lluka.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e investimeve kanadezë në sektorin e Teknologjisë Informative dhe Komunikuese, po ashtu edhe në sistemin e ujitjes, ku kreu i MZHE-së tha se mirëpret investimet kanadeze në këta sektor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ambasadori kanadez Daniel Maksymiuk, tha se është i kënaqur që ka përparime në sektorin minerar dhe tha se investitorët kanadezë do të fokusohen edhe në sektorë të tjerë.
“Ne jemi të gëzuar për këto zhvillime pozitive të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj kohe, sidomos në atë minerar. Ky do të jetë një lajm shumë i mirë për investitorët kanadezë. Ne duam ta zhvillojmë edhe më tej bashkëpunimin dhe t’i shohim mundësitë e sjelljes së investitorëve potencialë në Kosovë përmes agjencive kanadeze të eksportit”, u shpreh ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe