LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Hanit të Elezit dhe ‘Bechtel-Enka’ nuk merren vesh për punimet në autostradë

Komuna e Hanit të Elezit dhe ‘Bechtel-Enka’ nuk merren vesh për punimet në autostradë

Kompania “Bechtel-Enka” e kontraktuar për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, po vazhdon punimet në autostradë, edhe pse një pjesë e punës i është ndaluar nga Komuna e Hanit të Elezit.

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka deklaruar për Kallxo.com se kompanisë në fjalë, nuk ia kanë ndërprerë tërësisht punën.

“Në vendpunishtet e kompanisë ku punohej në orët e natës ia kemi ndërprerë punimet për shkak të zhurmës që bëhej, por nuk ia kemi ndërprerë të gjitha punimet të cilat nuk shkaktojnë zhurmë si dhe punimet që bëhen gjatë ditës”, tha kryetari Suma.


Ai tha se e ka paralajmëruar kompaninë për zhbllokimin e rrugës së banorëve të fshatit Paldenicë.

“Ndërsa i kemi paralajmëruar se nëse nuk i bëhet zgjidhje banorëve të fshatit Paldenicë për rrugën e bllokuar atëherë, komuna jo vetëm që nuk do t’i përkrahë kërkesat e drejta të banorëve të fshatit, por do të jetë edhe bartëse e protestave për realizimin e të drejtave te tyre”, thuhet në përgjigjen e kryetarit.

Se punimet në autostradën Prishtinë-Shkup janë duke vazhduar, e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësja e “Bechtel-Enka”, Ela Ruci, e cila tha se punimet kanë nisur menjëherë të nesërmen, pas ndërhyrjes së komunës në ndërtim.

Ndërkaq, kryetari Rufki Suma, theksoi se ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje me zyrtarë të kompanisë për këtë çështje.

“Pas dërgimit të letrës kompanisë Bechtel Enka, menaxheri i saj, z. Riyad A, kërkoi nga unë takim për 11.10.2018 në ora 14:00, kërkesë të cilën unë e pranova, por edhe përkundër kërkesës së vet, ata nuk erdhën në takimin që vet e kishin kërkuar. Aktualisht nuk kemi asnjë marrëveshje”, tha Suma.

Komuna e Hanit të Elezit javën e kaluar mori vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë “Bechtel-Enka”, e cila po ndërton autostradën Prishtinë-Shkup.

Por, sipas kryetarit Rufki Suma, gjatë punimeve të përditshme në autostradë janë shkaktuar shumë probleme qytetarëve si “pamundësia për t’u kyçur në pronat e tyre, dëmtime të shtëpive, ndotje dhe degradim i ambientit, zënie e shumë kanalizimeve atmosferike, pengimi në realizimin e projekteve komunale për shkak të punimeve te tyre, prishja e qetësisë publike nga zhurma, jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës”.

Lidhur me ndërprerjen e punimeve në autostradë, kishte reaguar edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ku kishte thënë se është për keqardhje pengimi i punimeve në këtë autostradë. /Kallxo/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Kalo në kategori